ZGJATJA E VLEFSHMËRISË SË VIZËS

Afati i vlefshmërisë së vizës dhe/ose kohëzgjatja e qëndrimit të lejuar në bazë të vizës së lëshuar mund të zgjatet nëse Ministria konsideron që bartësi i vizës ka paraqitur dëshmi:
  • për fuqi më të lartë ose arsyet humanitare që e parandalojnë atë që të largohet nga territori i Republikës së Kroacisë para skadimit të afatit e qëndrimit e lejuar me vizë (taksa konsullore nuk paguhet)
  • që ekzistojnë arsyet të rënda personale që arsyetojnë zgjatjen e periudhës së vlefshmërisë ose kohëzgjatjen e qëndrimit (taksa 30 EUR - ekuivalente në kuna sipas kursit të mesëm e këmbimit të Bankës Kombëtare Kroate në ditën e pagesës).
Parashtruesi i kërkesës për zgjatjen e periudhës së vlefshmërisë së vizës dhe / ose kohëzgjatjen e qëndrimit duhet:
  • të plotësojë formularin e aplikimit për vizë dhe të nënshkruajë atë personalisht
  • të paraqesë një dokument të vlefshëm udhëtimi në përputhje me nenin 24 të Ligjit
  • të paraqesë dokumentet që dëshmojnë ekzistencën e arsyeve të lart përmendura për zgjatje
  • të paraqesë dëshminë për mjetet financiare të mjaftueshme për jetesë për periudhën shtesë të qëndrimit
  • të paraqesë dëshminë për sigurimin shëndetësor të udhëtimit për periudhën shtesë të qëndrimit
Shënim: Edhe në rast të zgjatjes së vizës, shtetasi huaj nuk mund të qëndrojë në Kroaci për më shumë se 90 ditë në periudhë prej 180 ditësh.

PAGESA E TAKSAVE: Pagesa e taksës për zgjatjen e vizës mund të bëhet edhe përmes internet banking, në favor të Buxhetit të shtetit, në numrin IBAN e Buxhetit të shtetit HR1210010051863000160, model HR64, numri i referencës: 5002-713-410.
Kërkesa për zgjatjen e vlefshmërisë së vizës dhe/ose kohëzgjatjes së qëndrimit duhet të dorëzohet në drejtorinë e policisë/stacionin e policisë, para skadimit të vlefshmërisë së vizës dhe/ose kohëzgjatjes së qëndrimit të dhënë në bazë të vizës së lëshuar. Vizën e zgjatur e lëshon drejtoria e policisë ose stacioni i policisë. Para zgjatjes e vizës së lëshuar, drejtoria e policisë ose stacioni i policisë duhet të kërkojë miratimin paraprak nga Ministria.


Deri në marrjen e vendimit për zgjatjen e vizës, shtetasi huaj mund të qëndrojë në territorin kroat. Viza do të zgjatet në formën e një vize të re.
Vendimi për refuzimin e zgjatjes së periudhës së vlefshmërisë së vizës dhe/ose kohëzgjatjen e qëndrimit, vendimi për anulim ose revokim të vizës dhe arsyet mbi të cilat është bazuar i dorëzohet shtetasit huaj në formën e përshkruar. Kundër një vendimi të tillë i huaji ka të drejtë ankese brenda 15 ditëve pas dorëzimit të vendimit, përmes misionit diplomatik kompetent apo zyrës konsullore kompetente të Republikës së Kroacisë. Viza mund të anulohet edhe me kërkesë e vetë shtetasit të huaj i cilit iu është lëshuar viza, në të cilin rast ankesa NUK LEJOHET. Mbi ankesë do të vendos ministria përgjegjëse për punë të jashtme. Nëse një pala tërhiqet nga kërkesa për zgjatjen e vizës dhe/ose qëndrimit, drejtoria e policisë ose stacioni i policisë do të nxjerrë një vendim për ndërprerjen e procedurës.