LETRA GARANTUESE DHE FTESA ZYRTARE

QËLLIMI I UDHËTIMIT: VIZITË PRIVATE

Nëse shtetasi huaj vjen për vizitë privatë, gjatë dorëzimit e aplikimit, si dëshmi për qëllimin e udhëtimit e dorëzon Letren garantuese nga personi fizik në origjinal ose kopje (kopjet pranohen kur origjinali deponohet në Ministrinë e punëve të jashtme dhe Evropiane në Zagreb, ju lutemi shikoni më poshtë). Garantuesi – personi fizik nga Kroacia, duhet të vërtetojë nënshkrimin e tij te noteri publik në Kroaci ose në Ambasadë Kroate nëse garantuesi është shtetas Kroat, apo te noteri publik nëse garantuesi është shtetas i huaj me lejen e qëndrimit në Kroaci të aprovuar.
Garantuesi mund të jetë shtetas Kroat ose shtetas i huaj të cilit i është aprovuar leja e qëndrimit në Kroaci, dhe i cili ka të ardhura ose mjete financiare në Kroaci.
Me letrën garantuese, garantuesi bashkëngjit edhe dëshminë e të ardhurave të qëndrueshme dhe të rregullta (vërtetimi i pagës mujore, vërtetimi i pensionit) për tre muaj të fundit ose dëshminë përkatëse për posedimin e mjeteve financiare në bankë.
Ambasada e mban origjinalin e letrës garantuese. Aplikuesit i dorëzohet një kopje e letrës garantuese në mënyrë që mund të paraqet dëshminë për qëllimin e udhëtimit me kërkesë të autoritetit kompetent për kontrollin e kufirit.


QËLLIMI I UDHËTIMIT: VIZITË AFARISTE

Nëse shtetasi huaj vjen për vizitë afariste, gjatë dorëzimit e aplikimit, si dëshmi për qëllimin e udhëtimit e dorëzon formularin e Letrës garantuese nga personi juridik në origjinal ose kopje (kopjet pranohen kur origjinali deponohet në Ministrinë e punëve të jashtme dhe Evropiane në Zagreb, ju lutemi shikoni më poshtë) i cili duhet të jetë plotësisht dhe saktësisht plotësuar.
Letra garantuese duhet te vertetohet me nenshkrimin e personit te autorizuar per te perfaqesuar garantuesin – personin juridik nga Kroacia.
Me letrën garantuese, garantuesi bashkëngjit dëshminë e likuiditetit (BON 1 ose BON 2 ose vërtetimi nga Gjykata Ekonomike që nuk është filluar procedura e likuidimit etj.)
Ambasada e mban origjinalin e letrës garantuese. Aplikuesit i dorëzohet një kopje e letrës garantuese në mënyrë që mund të paraqet dëshminë për qëllimin e udhëtimit me kërkesë të autoritetit kompetent për kontrollin e kufirit.

Deponimi i Letrës garantuese në Ministrinë e punëve të jashtme dhe Evropiane  
Personat fizike dhe juridike nga Kroacia mund të deponojnë origjinalin e letrës garantuese edhe në Ministrinë e punëve të jashtme dhe Evropiane. 
Në këtë rast ata duhet të paguajnë taksën administrative në shumë prej HRK 140.00 sipas numrit tarifor 61. të Ligjit për taksat administrative:
 
Pranuesi:  DRŽAVNI PRORAČUN REPUBLIKE HRVATSKE
Numri i llogarisë:  IBAN HR1210010051863000160
Modeli:  HR64
Referenca:  5002-721-OIB jamca
Përshkrimi i pagesës:  POHRANA JAMSTVENOG PISMA (Tar.br. 61.)

Urdhër pagesa

Me origjinalin e letrës garantuese duhet bashkëngjitur edhe:
  • dëshmi e likuiditetit të garantuesit,
  • dëshmi e pagesës së taksës administrative,
  • duhet treguar në të cilën ambasadë/konsullatë Kroate personi i ftuar do të dorëzoje aplikimin për vizë. 
Letra garantuese mund të dorëzohet personalisht ose të dërgohet me postë në:
Ministarstvo vanjskih i europskih poslova
Odjel za vize
Petretićev trg 2
10000 Zagreb.
VËREJTJE: Të gjitha pjesët e letres garantuese duhet të jenë të lexueshme. Ju lutemi vini re që duhet të specifikoni qartë shpenzimet që do të mbulohen nga garantuesi dhe ato që do të mbulohen nga personi i ftuar, në rubrikën "Shpenzimet e qëndrimit të vizitorëve mbulohen nga ..."

FTESA ZYRTARE
Shtetasi huaj i cili vjen në Kroaci me ftesë e një autoriteti shtetëror i Kroacisë, për shkak të pjesëmarrjes në mbledhje me interes publik ose për shkak të pjesëmarrjes në një manifestim i cili mbahet nën patronatin e Parlamentit Kroat, Presidentit e Republikës së Kroacisë ose Qeverisë së Republikës së Kroacisë, me aplikimin për vizë e bashkëngjit ftesën zyrtare përkatëse e autoritetit shtetëror të Kroacisë, gjegjësisht organizatorit të mbledhjes ndërkombëtare ose manifestimit.
Në ftesë zyrtare duhet të ceken:
  • të dhënat e shtetasit të huaj: emri dhe mbiemri, data dhe vendi i lindjes, nënshtetësia, numri i dokumentit të udhëtimit, vendi i lëshimit dhe afati i vlefshmërisë së dokumentit të udhëtimit,
  • qëllimi i udhëtimit, periudha brenda cilës shtetasi huaj do të qëndron në Kroaci dhe të dhënat për akomodimin e shtetasit huaj,
  • të dhënat mbi atë kush do t'i mbulojë shpenzimet e qëndrimit e shtetasit huaj në Republikën e Kroacisë,
  • emri dhe mbiemri, detyra (pozita, vendi i punës), adresa dhe numri i telefonit i personit kontaktues nga i cili mund të merren informatat relevante për shtetasin huaj.