PROCEDURA E LËSHIMIT TË VIZËS

Termini për dorëzimin e aplikimit për vizë caktohet përmes Qendrës së vizave VFS Global

Adresa:  Lidhja e Prizrenit 22, Prishtine
tel: +38338411127

e-mail: info.croatiakosovo@vfshelpline.com
website: www.vfsglobal.com/Croatia/Kosovo/

Vërejtjet e rëndësishme:

  • Dorëzimi i aplikimit për vize, me të gjithë dokumentet e kërkuara, nuk nënkupton që viza do të lëshohet.
  • Viza e lëshuar nuk garanton që shtetasit huaj do t'i lejohet hyrja në Kroaci. Policia kufitare, gjatë çdo kalimit të kufirit kroat, mund të kërkojë nga shtetasi huaj paraqitjen e kopjes së letrës garantuese nëse bëhet fjala për vizitë private ose afariste, dhe për këtë arsye rekomandohet që e njëjta të mbahet në bagazh të dorës, si dhe dëshminë për posedimin e mjeteve financiare të mjaftueshme.
  • Vendimi për refuzimin e vizës dhe arsyet për një vendimtë tillë i dorëzohen aplikuesit në një formular për refuzim/anulim/revokim të vizës.
  • Shtetasi huaj mund të paraqet ankesë në vendimin për refuzim të vizës, nëpërmjet Ambasadës kompetente të Republikës së Kroacisë në afat prej 15 ditë nga data e pranimit të vendimit për refuzim/anulim/revokim të vizës. Ankesa paraqitet në gjuhë kroate dhe paguhet taksa në vlerë prej 320 HRK ose 43 EUR, sipas numrit tarifor 62. të Ligjit për taksat administrative.
  • Kthimi i taksës konsullore për vize nuk mund të bëhet pasi që pranohet aplikimi për vizë në Ambasadë.
  • Ambasada mund të ftojë aplikuesin për vizë për një bisedë shtesë, mund të kërkojë dorëzimin e dokumenteve shtesë dhe/ose dorëzimin përkthimit të vërtetuar të dokumenteve të dorëzuara.
  • Falsifikimi i dokumenteve dhe përdorimi i dokumenteve të falsifikuara mund të ndiqet penalisht.

Aplikimi për vizë: aplikimi për vize mund të dorëzohet që nga 3 muaj para udhëtimit e planifikuar. Shtetasi huaj duhet të pajiset më vize para hyrjes në Republiken e Kroacisë në Ambasadë/konsullatë kompetente. Nëse në ndonjë shtet nuk ka Ambasadë/konsullatë, shtetasi huaj mund të aplikojë edhe në Ambasadë/konsullatë kroate më të afërt.

Shtetasit e Kosovës, si dhe personat me lejen e qëndrimit në Kosovë mund të aplikojnë për vizë në Ambasadën e Republikës së Kroacisë në Prishtinë.

Prania e aplikuesit: shtetasi i huaj personalisht dorëzon aplikimin për vizë. Në rastet e jashtëzakonshëm, nëse për këtë ekzistojnë shkaqet e arsyeshme, shtetasi huaj nuk është i obliguar të aplikojë personalisht, por duhet të paraqitet personalisht sipas ftesës së Ambasadës/konsullatës. Për fëmijët e mitur dhe personat e paaftë për punë, kërkesën e dorëzon kujdestari ligjor i tyre.

Në rastet e jashtëzakonshëm, mund të pranohen aplikimet indirekte për grupe të mëdha që marrin pjesë në ngjarje kulturore, sportive, shkencore dhe ekonomike, në rastet kur një trup i respektuar mund të garantoje kredibilitetin e personit të autorizuar të grupit.

Shqyrtimi i aplikimit: afati kohor për marrjen e vendimit për lëshim të vizës është 15 ditë pune nga data e dorëzimit të aplikimit, dhe mund të zgjatet deri në 30 ose 60 ditë nëse për këtë ekzistojnë shkaqet e arsyeshme. Nëse aplikimi dorëzohet në afatin më të shkurtër se 15 ditë para udhëtimit të planifikuar, Ambasada/konsullata nuk merr përgjegjësi për kohëzgjatjen e procedurës së shqyrtimit të aplikimit.

 

DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR APLIKIM PËR VIZË:

1. Formulari i aplikimit për vizë (mund të plotësohet online, gjendet në vegëzën https://crovisa.mvep.hr/ . Pas plotësimit të aplikimit online, aplikimi duhet të printohet, të nënshkruhet personalisht nga aplikuesi tek numri 37 të formularit dhë fund të formularit (për fëmijët e mitur nënshkruan prindi ose kujdestari ligjor). Një shembull të aplikimit të plotësuar saktësisht mund të gjeni këtu.

2. Pasaporta e aplikuesit: duhet të jetë e lëshuar brenda 10 viteve të fundit, duhet të jetë e vlefshme për të paktën tre muaj pas skadimit të vizës së kërkuar, dhe së paku me dy faqe të zbrazëta për vendosjen e vizës. Duhet të bashkëngjitet fotokopja e të gjitha vizave kroate dhe Schengen.

 3. Fotografia e fytyrës: me ngjyre, me dimenzione 35x45 mm; personi duhet të ketë një dukje neutrale ne fytyrën e tij, me sy të hapur dhe gojë të mbyllur. Në fotografinë e personit, i cili për arsye fetare ose mjekësore mban mbulesë në kokë, duhet të shihen faqet, mjekra dhe balli.

4. Sigurimi shëndetësor për udhëtim për mbulimin e shpenzimeve që mund të ndodhin në lidhje me riatdhesimin për arsye shëndetësore, ndihmë urgjente mjekësore dhe/ose trajtim urgjent në spital, me shumën minimale të kontraktuar prej së paku 30.000,00 Euro dhe të vlefshme për Kroacinë. Ky sigurim duhet të jetë i vlefshëm gjatë gjithë periudhës së qëndrimit të shtetasit huaj në Kroaci. Aplikuesi i cili kërkon vizën për më shumë hyrje duhet të ketë policën e sigurimit shëndetësor për udhëtim e cila mbulon periudhën e qëndrimit të parë në Kroaci.

5. Dëshmi e vendbanimit: Shtetasit huaj me lejen e qëndrimit të përkohshëm në një shtet tjetër duhet të dorëzojnë kopjen e lejes së qëndrimit të aprovuar;

6. Mjeti i udhëtimit dhe synimi i kthimit në vendin e banimit: bileta kthyese për aeroplan, autobus ose anije; nëse udhëtohet me veturë personale kopja e librezës së veturës dhe patentë-shoferit;

7. Dëshmi për akomodimin e siguruar: rezervimi i akomodimit në hotel, akomodimit privat ose ndonjë akomodim tjetër, dëshmi mbi pronësinë ose qiramarrjen e patundshmërisë, anijes etj. Akomodimin mund të sigurojë garantuesi apo ftuesi nëse këtë e cekë në garancion osenë ftesë zyrtare.

8. Dëshmi për qëllimin e udhëtimit në Kroaci:

  • për vizitë turistike: dëshmi për pagesën e aranzhimit turistik, dëshmi për pagesën e akomodimit në hotel ose tek një ofrues i autorizuar të akomodimit tjetër;
  • për vizitë private ose afariste: Letra garantuese në origjinal ose kopje në rast kur origjinali është deponuar në Ministrinë e punëve të jashtme dhe Evropiane në Zagreb.
  • për shtetasit huaj që vijnë me ftesë nga autoriteti shtetëror i Kroacisë, ose që vijnë në një mbledhje ndërkombëtare me interes publik ose për një manifestim i cili mbahet nën patronatin e Parlamentit Kroat, Presidentit e Republikës së Kroacisë ose Qeverisë së Republikës së Kroacisë: ftesa zyrtare;
  • për anëtaret e familjes së ngushtë e shtetasit Kroat dhe shtetasit të Zonës Ekonomike Evropiane (ZEE) dhe Zvicrës: kopja e letërnjoftimit/pasaportës të shtetasit Kroat ose shtetasit e ZEE-së dhe certifikata e lindjes ose certifikata e martesës.

    Nëse bëhet fjala për certifikatën e lindjes ose martesës së Kosovës e njëjta duhet të vërtetohet me vulen “Apostille” në Agjencionin e Regjistrimit Civil të Republikës së Kosovës,
  • për qëndrim për arsye tjera dorëzohen dokumentet tjera dëshmuese.

9. Taksa konsullore për vizë: paguhet kur dorëzohet aplikimi për vizë

Nga pagesa e taksës konsullore janë të liruar:

  • anëtarët e familjes së ngushtë e shtetasit Kroat (bashkëshorti/ja dhe fëmijët),
  • anëtarët e familjes së shtetasve të Shtetëve Anëtare të Zonës Ekonomike Evropiane dhe të Zvicrës që udhetojnë me ata ose ju bashkohen
  • fëmijët deri në moshën 12 vjeçare,
  • bartësit e pasaportave diplomatike dhe zyrtare që udhëtojnë zyrtarisht,
  • nxënësit, studentet, studentet në studime postdiplomike dhe mësimdhënësit që udhëtojnë si përcjellësit e tyre me qëllim të shkollimit, studimit dhe  edukimit profesional,
  • hulumtuesit që vijnë me qëllim të hulumtimit siç është caktuar me Rekomandimin nr. 2005/76/EZ të Parlamentit Evropian dhe Këshillit nga 28. shtator 2005, 
  • mësuesit dhe bashkëpunetorët e institucioneve të arsimit të lartë që marrin pjese në programe studimore
  • hulumtuesit që janë mysafir në organizata shkencore dhe marrin pjesë në programe studimore
  • përfaqësuesit e organizatave jo-fitimprurëse të moshës deri në 25 vjeç për shkak të pjesëmarrjes në seminaret, konferencat, ngjarjet sportive, kulturore ose arsimore të organizuara nga ana e organizatave jo-fitimprurëse.

Aplikuesi për vizë i cili paraqet një kërkesë për vizë drejtpërsëdrejti në Ambasadë, mund të paguajë taksën konsullore në degën e Bankës Raiffeisen ose direkt përmes sistemit të e-banking në gjirollogarinë e Ambasadës në Raiffeisen Bank.

Props bankare:

EMBASSY OF THE REPUBLIC OF CROATIA - XK051501090000483909
CONSULAR TAXES - XK051501090001325772 
SWIFT: RBKOXKPRXXX

 

10.  Dëshmi për mjetet financiare të siguruara për mbulimin e shpenzimeve gjatë qëndrimit në Kroaci dhe për kthimin në vendin e origjinës ose për udhëtimin në shtetin e tretë: në vlerë prej 70 Euro për çdo ditë qëndrim të planifikuar në Kroaci.

Nëse shtetasi huaj posedon letrën garantuese të vërtetuar, nga personi fizik ose juridik nga Kroacia, apo dëshminë për pagesën e aranzhimit turistik ose dokument të ngjashëm, ai është i obliguar të dorëzojë dëshminë për posedimin e mjeteve financiare në vlerë prej 30 Euro për çdo ditë qëndrim të planifikuar në Kroaci.

Në rastet jashtëzakonshme, nëse shtetasi huaj posedon letrën garantuese të vërtetuar nga personi fizik ose juridik nga Kroacia, nga e cila shihet se garantuesi në tërësi i mbulon të gjitha shpenzimet lidhur me qëndrimin dhe lëshimin e Kroacisë, mund të lirohet nga obligimi i dorëzimit të dëshmisë për posedimin e mjeteve financiare.

Si dokumente dëshmuese mund të dorëzohen: vërtetimet i pagave mujore dhe/ose raportet për gjendjen dhe transaksionet në llogarinë bankare personale për tre muaj të fundit, dëftesa e pranimit të pensionit, dëshmi për bursë, etj.

11. Aplikuesi duhet të dorëzojë dhe vërtetimin përkatës për statusin e tij social ose profesional: kontratën e punës me përkthim në gjuhen kroate ose angleze, vërtetimin e shkollës ose fakultetit me përkthim në gjuhen kroate ose angleze, certifikata e regjistrimit të biznesit për pronaret etj. Për të miturit dhe personat pa mjete financiare personale, dorëzohet deklarata e vërtetuar për marrjen përsipër e shpenzimeve nga prindi ose personi i cili merr përsipër shpenzimet, me dëshminë për statusin social ose profesional dhe dëshminë për mjetet financiare e tij.

12. Për fëmijët e mitur nën moshën 18 vjeçare kujdestari ligjor dorëzon: certifikatën e lindjes të vërtetuar me vulën “Apostille” në Agjencionin e Regjistrimit Civil të Republikës së Kosovës, nëse prindërit janë kujdestarët ligjorë, ose vendimin e autoritetit kompetent për përcaktimin e kujdestarit ligjor. Nëse i mituri udhëton pa përcjelljen e kujdestarit ligjor, duhet të dorëzohet autorizimi i vërtetuar i kujdestarit ligjor i cili përmban të dhënat personale e kujdestarit ligjor, qëllimin, periudhën dhe kohëzgjatjen e qëndrimit në Kroaci, periudhën për të cilën jepet autorizimi dhe nënshkrimin e kujdestarit ligjor.

Dokumentacioni i dorëzuar nuk mund të jetë më i vjetër se tre muaj. Ambasada i mban dokumentet origjinale të cilat janë dorëzuar me aplikimin. Nëse ekziston nevoja për të kthyer dokumentet origjinale, te njëjtët duhet dorëzuar së bashku me kopjen e tyre.