- Published: 13.12.2024.
Ambasadori Zlatko Kramarić në Takimin e Komisionit të Kartës Adriatike
Më 13 dhjetor 2024, në Tiranë u mbajt takimi i Komisionit të Partneritetit dhe drejtorëve politikë të Kartës Adriatike (A5), duke shënuar përfundimin e kryesimit të Shqipërisë në këtë iniciativë. Takimi u karakterizua nga diskutimet mbi arritjet dhe perspektivat e A5 në dekadën e tretë të veprimtarisë së saj, si dhe mbi forcimin e bashkëpunimit për të luftuar kërcënimet hibride në rajon. U theksua edhe një herë rëndësia e bashkëpunimit midis shteteve anëtare dhe politikës së dyerve të hapura të NATO-s.
Kroacinë në takim e përfaqësuan ambasadori Zlatko Kramarić dhe Marta Grubišić, Këshilltare në Ambasadën Kroate në Tiranë, në emër të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Evropiane.
Në fjalimin e tij, Ministri Shqiptar për Evropë dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, u ndal te aktivitetet dhe arritjet e Shqipërisë gjatë kryesimit të A5 në vitin 2024. Ai theksoi se Shqipëria, përballë sfidave si lufta në tokën europiane, trazirave globale, kërcënimeve hibride dhe ndikimeve të këqija nga të ashtuquajturat vende të treta, veçanërisht në Ballkanin Perëndimor, përqafoi një qasje proaktive. Shqipëria nisi forcimin e dimensionit politik të Kartës, me synim thellimin e bashkëpunimit për të adresuar sfidat aktuale të sigurisë.
Ambasadori Kramarić përgezoi Ministrin Hasani për kryesimin e suksesshëm të A5 dhe falënderoi për përkushtimin për përmirësimin e bashkëpunimit në këtë iniciativë. Ai gjithashtu i uroi shumë sukses Bosnjës dhe Hercegovinës gjatë kryesimit të A5 në vitin 2025. Ai theksoi angazhimin e Kroacisë ndaj politikës së NATO-s për "dyert e hapura" dhe mbështetjen ndaj aspirantëve për zbatimin e reformave të nevojshme dhe përmbushjen e kushteve për anëtarësi të plotë në Aleancë. Ai nënvizoi rëndësinë e A5, e cila në dy dekadat e fundit ka luajtur një rol kyç në afrimin e Evropës Juglindore me standardet e NATO-s.
Ambasadori Kramarić theksoi nevojën për një bashkëpunim më të fortë dhe koordinim më të mirë brenda A5, veçanërisht në lidhje me çështjet e Ballkanit Perëndimor. Ai shtoi se Kroacia mbështet një qasje gjithëpërfshirëse, në përputhje me dispozitat e Kartës, duke përshirë të gjithë ata që janë të gatshëm të kontribuojnë në stabilitetin dhe sigurinë rajonale. Në përfundim të fjalimit të tij, ambasadori Kramarić theksoi se agresioni rus kundër Ukrainës ka pasur një ndikim të thellë në Evropë dhe pozicionin gjeopolitik të NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Për Ballkanin Perëndimor, ai deklaroi se ka ardhur koha që pasiguria të transformohet në mundësi reale rajonale dhe një perspektivë të qëndrueshme euro-atlantike. Në këtë kontekst, Kroacia do të vazhdojë përkushtimin e saj për ruajtjen e stabilitetit, mbështetjen e reformave dhe promovimin e perspektivës evropiane dhe euro-atlantike të Ballkanit Perëndimor.
Bosnja dhe Hercegovina, si kryesuese e ardhshme e A5 në vitin 2025, shpalli fokusin e saj për forcimin e mëtejshėm të koordinimit politik midis anëtarëve. Në kontekstin e realitetit të ri gjeopolitik, u theksua nevoja për përmirësimin e mekanizmave të bashkëpunimit për të adresuar së bashku kërcënimet dhe sfidat aktuale të sigurisë.
News