Vizitë zyrtare e Kryetarit të Parlamentit të Kroacisë në Shqipëri

Kryetari i Parlamentit të Kroacisë z. Josip Leko zhvilloi një vizitë zyrtare në Shqipëri më 29 prill 2014. Gjatë takimeve me Kryetarin e Parlamentit të Shqipërisë Ilir Meta, Presidentin Bujar Nishani dhe Kryeministrin Edi Rama, të dy palët shprehën kënaqësinë për marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimin konstruktiv dypalësh dhe shumëpalësh mes dy vendeve. Z. Leko theksoi mbështetjen e fuqishme të autoriteteve kroate për procesin integrues të Shqipërisë në BE, dhe bindjen e tyre se Shqipëria e meriton statusin kandidat të BE-së. Ai vlerësoi vendosmërinë e autoriteteve shqiptare për reformimin e shoqërisë dhe ofroi asistencë politike dhe teknike, gjithashtu dhe eksperiencën e gjërë të institucioneve kroate gjatë procesit të para-anëtarësimit në BE.

Press releases