Konferenca e XII e Kryetarëve të Parlamenteve të vendeve anëtare të Nismës Adriatiko-Joniane

Konferenca e XII e Kryetarëve të Parlamenteve të vendeve anëtare të Nismës Adriatiko-Joniane (NAJ) u zhvillua më 28 prill 2014 në Tiranë. Axhenda u dominua nga dy çështje: 1. Udhëtimi i Përbashkët drejt BE-së; 2. Promovimin e Prosperitetit të Vazhdueshëm Social dhe Ekonomit të Rajonit Adriatik dhe Jonian, Turizmin dhe Shërbimet bazuar mbi Prodhimet Lokale. Delegacioni i Parlamentit të Kroacisë u kryesua nga Kryetari Josip Leko. Mikpritësi i Konferencës, Kryetari i Parlamentit të Shqipërisë Ilir Meta, theksoi rëndësinë e krijimit të sinergjisë ndërmjet BE-së dhe vendeve të (NAJ) për krijimin e strategjive të reja për rajonin si p.sh. Strategjia e BE-së për Rajonin Adriatiko-Jonian (SBERAJ). Z. Meta theksoi se katër vende të NAJ-it janë anëtare të BE-së dhe katër janë vende aspirante për në BE. Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ishte mjaft mbështetës në përfshirjen e Kosovës dhe Maqedonisë në NAJ, ai gjithashtu nënvizoi rëndësinë e NAJ për paqen, stabilitetin dha bashkëpunimin ekonomik në rajon. Të gjitha vendet e NAJ shprehën mbështetjen e tyre për integrimin e gjithë rajonit në BE, individualish, sepse siç u shpreh the Kryetari i Parlamentit të Kroacisë z. Josip Leko për rajonin nuk ka alternative të tjera. Z. Leko i ofroi të gjitha vendeve aspirante për në BE mbështetjen maksimale të Republikës së Kroacisë, politikisht dhe teknikisht në nivel ekspertësh veçanërisht në lidhje me eksperiencën kroate të para-anëtarësimit. Pjesmarrësit e Konferencës adoptuan një Deklaratë të Përbashkët, në mbështjetje të nismës të SBERAJ-it dhe shprehën bindjen se me adoptimin e SBERAJ-it do ti jepet shtysë zhvillimit të rajonit nëpërmjet realizimit të projekteve strategjike për bashkëpunimin në “Rritja Blu”, mbrojtjen e mjedisit, transportit, energjisë dhe turizmit.

Press releases