Koncert

  • Slika
  • Slika
  • Slika
  • Slika
  • Slika
Në datë 29 qershor 2022 në Tiranë, te Amfiteatri i Liqenit u mbajt një koncert nga pianistja kroate Prof. Katarina Krpan dhe pianisti slloven prof. Tomaž Petrač dhe Okestra Simfonike e Tiranës, dirigjuar nga Jean Michel Ferran. U luajtën vepra të J. S. Bach. Ambasada e Kroacisë dhe Sllovenisë në Tiranë organizuan bashkë këtë concert si pjesë e festimeve për Tirana – Kryeqyteti i Rinisë 2022. Bashkë organizator të koncertit ishin Bashkia Tiranë dhe Festivali VOX Baroque. Radio Televizioni Shqiptar transmetoi drejpërdrejtë koncertin.

Ambasada e Republikës së Kroacisë në Tiranë falenderon të gjithë pjesmarrësit në koncert për performancën e jashtëzakonshme. Deshirojmë të falenderojmë gjithashtu Bashkinë Tiranë, Festivalin VOX Baroque, RTVSH dhe veçanërisht Ambasadën e Republikës së Sllovenisë në Tiranë për bashkëpunimin e shkëlqyer.

News