Croatia Airlines lidh Zagrebin dhe Tiranën me rrugë ajrore

  • Slika
  • Slika
  • Slika
  • Slika
Aeroplani i Croatia Airlines u ul në aeroportin Nënë Tereza në Tiranë, duke lidhur Zagrebin me Tiranën me fluturim direkt. Marija Pavić, Menaxhere e Shitjeve të Croatia Airlines, z. Riza Poda, Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kroacisë, znj. Maja Drmač, e Ngarkuar me Punë dhe Marta Grubišić, Këshilltare Ekonomike nga Ambasada e Republikës së Kroacisë në Tiranë morën pjesë në pritjen ceremoniale, organizuar nga autoritetet e Aeroportit të Tiranës me rastin e këtij fluturimi inaugurues.
Ura ajrore që do të lidhë Zagrebin dhe Tiranën dy herë në javë, duke filluar nga sot deri në fund të tetorit të këtij viti, shënon një lidhje më të mirë midis Kroacisë dhe Shqipërisë, kontribuon si në shkëmbimin turistik, ashtu edhe në një bashkëpunim më të fortë ekonomik.

News