Ambasada e Republikës së Kroacisë në Tiranë viziton Shkodrën

  • Photo
  • Slika
  • Slika
  • Slika
Ambasadori Zlatko Kramarić dhe shoqëruesit e tij ishin për vizitë në Shkodër, në datë 4 nëntor 2022. Ambasadori u takua me Kryetarin e Bashkisë Shkodër z. Bardh Spahia, rektoren e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” znj. Suzana Golemi dhe me Arqipeshkvin e Shkodrës  Angelo Massafra. U zhvilluan biseda te hapura në lidhje me çështjet politike, ekonomike, arsimi si edhe tema të ndryshme sociale. Një theks i veçantë u vu në mundësitë e intensifikimit të bashkëpunimit ndërmjet qytetit të Shkodrës dhe partnerëve të tjerë të rëndësishëm në Republikën e Kroacisë. Në këtë kontekst, u diskutua veçanërisht për mundësinë e bashkëpunimit ndërmjet Universitetit të Shkodrës dhe Universitetit të Osijek-ut. Gjatë bisedës me arqipeshkvin u diskutuan aktivitetet e Kishës Katolike në Shqipëri, me vëmendje në Arqipeshkvinë e Shkodrës si qendër e saj. Të dy palët vlerësuan edhe njëherë marrëdhëniet e thella dhe të shkëlqyeshme ndërmjet kishave katolike në Kroaci dhe Shqipëri.

News