Njoftim votuesve për zgjedhjet parlamentare në Republikën e Kroacisë

Në 15 mars 2024, Presidenti i Republikës së Kroacisë nxori Vendimin për shpalljen e zgjedhjeve për deputetë të Kuvendit të Kroacisë.
Zgjedhjet në Republikën e Shqipërisë do të mbahen në datat 16 dhe 17 prill 2024 (e martë dhe e mërkurë) nga ora 07:00-19:00 në Departamentin Konsullor të Ambasadës së Republikës së Kroacisë në Tiranë, adresa: Rruga Gjeneral Nikols, Nd. 10, kati 7, 1010 Tiranë.
 
Zgjedhësit njoftohen se mund të shqyrtojnë, plotësojnë dhe ndryshojnë të dhënat e regjistruara në regjistrin e zgjedhësve dhe të paraqesin kërkesë për regjistrim të përkohshëm në regjistrin e zgjedhësve jashtë vendbanimit, lëshimin e vërtetimit për votim jashtë vendbanimit, regjistrim paraprak dhe regjistrim aktiv.
 
AFATI PËR DORËZIMIN E KËRKESAVE PËRFUNDON TË SHTUNËN, 6 PRILL 2024.
Nëse dëshironi të votoni në zgjedhjet e ardhshme në Departamentin Konsullor të Ambasadës së Republikës së Kroacisë në Tiranë, duhet të bëni një regjistrim të mëparshëm/aktiv.
 
Kërkesa për regjistrim dorëzohet duke plotësuar formularin e regjistrimit, i cili mund të dorëzohet jo më vonë se data 6 prill 2024, përkatësisht:
 
· personalisht gjatë ditëve të javës nga ora 09:00 deri në 14:00 në Departamentin Konsullor të Ambasadës së Republikës së Kroacisë në Tiranë ose me e-mail në formatin pdf në adresën e e-mail: vrhtirana@mvep.hr
Të dhënat tuaja të futura në regjistrin e votuesve mund t'i kontrolloni në linkun: https://biraci.gov.hr/RegistarBiraca/
 
Më shumë në PUBLIKIME
 
Njoftimin zyrtar të Ministrisë së Drejtësisë dhe Administratës mund ta lexoni në linkun e mëposhtëm:
https://mpu.gov.hr/vijesti/obavijest-biracima-o-izborima-za-zastupnike-u-hrvatski-sabor/27923
 
ZAHTJEV ZA AKTIVNU REGISTRACIJU
ZAHTJEV ZA PROMJENU MJESTA AKTIVNE REGISTRACIJE
ZAHTJEV ZA ODUSTANAK OD AKTIVNE REGISTRACIJE
ZAHTJEV ZA PRETHODNU REGISTRACIJU
ZAHTJEV ZA PROMJENU MJESTA PRETHODNE REGISTRACIJE
ZAHTJEV ZA ODUSTANAK OD PRETHODNE REGISTRACIJE

News