- Published: 30.06.2020.
Zëvendëskryeministri Selmanaj priti në takim njoftues Ambasadoren e Kroacisë
Me këtë rast, Zëvendëskryeministri Selmanaj informoi Ambasadoren Barishiq për zhvillimet politike në vend, prioritetet e kabinetit të tij dhe angazhimin e tij në luftimin e korrupsionit dhe reformat në sistemin e drejtësisë.
Gjatë këtij takimi, Zëvendëskryeministri Selmanaj falënderoi ambasadoren Barishiq dhe Kroacinë për bashkëpunimin e mirë dhe mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë ndaj Republikës së Kosovës, duke theksuar kështu se Kroacia është shembulli që Kosova duhet ndjekur në procesin e integrimeve evropiane dhe euroatlantike.