- Published: 23.06.2020.
Zëvendëskryeministri Rakic priti ambasadoren e Kroacisë Danijela Barišic
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Pushtetit Lokal Goran Rakic sot është takuar me ambasadoren kroate në Kosovë Danijela Barišic.
Ministri Rakic e njoftoi ambasadoren me planin dhe aktivitetet e ministrisë dhe theksoi se ai do të përmirësojë bashkëpunimin me të gjitha komunat me qëllim që të rritet autonomia lokale, të fuqizohet kapaciteti përmes pjesëmarrjes aktive të qytetarëve dhe përfaqësimit demokratik, si dhe të përmirësohen kushtet e punës në qeveritë lokale.
“Ndihma dhe mbështetja e të gjitha institucioneve, po ashtu edhe ambasadës kroate, është e një rëndësie të madhe për të gjithë qytetarët, për prosperitetin e tyre dhe cilësinë e jetës”, theksoi më tej Rakic.
Ndërsa, Ambasadorja Barišic e njoftoi zëvendëskryeministrin Rakic për përpjekjet dhe prioritetet e Qeverisë kroate, në lidhje me integrimin e ardhshëm evropian.
Po ashtu në takim u diskutua edhe situata aktuale politike, zhvillimi ekonomik, koronavirusi dhe bashkëpunimi i mëtutjeshëm.
(izvor: https://mapl.rks-gov.net)
Press releases