Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani u takua me ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, znj. Danijela Barishiq

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani, në një takim me ambasadoren kroate Danijela Barishiq, bisedoi për raportet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë. U diskutua edhe rëndësia e ratifikimit të disa marëveshjeve ndërkombëtare që janë në proces e sipër në procedurat kuvendore si dhe menaxhimi i pandemisë. Në lidhje me dialogun me Serbinë, u vlerësua se pavarësisht diskutimeve e njoftimeve me fokus grupe, roli i Kuvendit në procesin e dialogut është krucial, në raport me rritjen e transparencës dhe përmbylljes eventuale të një procesi të tillë. (izvor: http://www.kuvendikosoves.org/shq/lajmi/kryetarja-e-kuvendit-te-kosoves-dr-vjosa-osma-25255/)

Press releases