TAKSAT

Taksat janë obligative për aplikim për vizë. 

 

HRK

EUR

USD

Taksa për vizë

460,00

60

67

 

Nga pagesa e taksës konsullore janë të liruar:

  • anëtarët e familjes së ngushtë të shtetasit Kroat (bashkëshorti/ja dhe fëmijët),
  • anëtarët e familjes së ngushtë të shtetasit e një shteti anëtar të ZEE-së,
  • fëmijët deri në moshën 12 vjeçare,
  • bartësit e pasaportave diplomatike dhe zyrtare që udhëtojnë zyrtarisht,
  • nxënësit, studentet, studentet në studime postdiplomike dhe mësimdhënësit që udhëtojnë si përcjellësit e tyre me qëllim të shkollimit, studimit dhe edukimit profesional,
  • hulumtuesit që vijnë me qëllim të hulumtimit siç është caktuar me Rekomandimin nr. 2005/76/EZ të Parlamentit Evropian dhe Këshillit nga 28. shtator 2005 për të lehtësuar lëshimin e vizave të unifikuara për qëndrim të afatshkurtër nga ana e Shteteve anëtare për hulumtuesit nga vendet e treta që udhëtojnë brenda Komunitetit për qëllime të hulumtimit shkencor,
  • përfaqësuesit e organizatave jo-fitimprurëse të moshës deri në 25 vjeç për shkak të pjesëmarrjes në seminaret, konferencat, ngjarjet sportive, kulturore ose arsimore të organizuara nga ana e organizatave jo-fitimprurëse.

 

TAKSAT TJERA

HRK

EUR

USD

Për deponimin e Letrës garantuese nga personi fizik ose personi juridik në Ministrinë e punëve të jashtme dhe Evropiane, për një  dokument

       200,00

             26

           29

Për ankesë kundër vendimit për refuzim të aplikimit për vizë, anulimin ose shfuqizimin e vizës, ose për ankesë kundër refuzimin e zgjatjes dhe/ose kohëzgjatjes së qëndrimit të lejuar në bazë të vizës së lëshuar

        260,00

             34

           38