Ministarstvo vanjskih i europskih poslova

Croatia Airlines rifillon fluturimet për në Tiranë

Më 20 maj 2025, Croatia Airlines, Bordi Kombëtar Turistik i Kroacisë dhe Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës prezantuan në Tiranë linjën ajrore direkte Zagreb - Tiranë. Fluturimet rinisin këtë të diel, më 25 maj, me frekuencë dy herë në javë - të premteve dhe të dielave - ndërsa nga korriku do të shtohet edhe një fluturim i tretë të martave.

Ky është një hap i rëndësishëm në forcimin e lidhjes ajrore mes dy vendeve, duke lehtësuar më tej shkëmbimet afariste, turistike dhe kulturore.

Gjatë prezantimit folën Marija Pavić, Drejtoreshë e Shitjeve në Croatia Airlines; Renata Dezeljin nga Bordi Kombëtar Turistik i Kroacisë; Piervittorio Farabbi, Drejtor Operativ i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, dhe Vanja Gavran, Sekretar i Parë në Ambasadën e Republikës së Kroacisë në Tiranë, i cili përshëndeti të pranishmit në emër të Ambasadës.

News