Me rastin e Ditës Dëshmorëve të Atdheut, më 5 maj 2025, në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Tiranë u mbajt një ceremoni vendosjeje kurorash për të nderuar ata që dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë e vendit.
Në emër të Trupit Diplomatik të akredituar në Republikën e Shqipërisë, kurorën e vendosi Dekani i Trupit Diplomatik dhe Ambasadori i Republikës së Kroacisë, Prof. Dr Zlatko Kramarić.
Në ceremoni morën pjesë përfaqësues të lartë shtetërorë, përfaqësues të forcave të armatosura dhe shumë anëtarë të komunitetit diplomatik.
News