Ministarstvo vanjskih i europskih poslova

Kryeparlamentari Jandroković priti zëvendës kryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës Gërvalla-Schwarz.

Kryetari i Kuvendit të Kroacisë, Gordan Jandroković, priti zëvendës kryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, e cila po qëndron për një vizitë zyrtare në Republikën e Kroacisë.
Marrëdhëniet bilaterale nga të dyja palët u vlerësuan si shumë të mira dhe miqësore. Kryetari i Kuvendit theksoi se Kroacia, si një partner i besueshëm, vazhdimisht shtynë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe rajonale dhe që Kosova mund të llogarisë në mbështetjen e vazhdueshme politike dhe teknike kroate, veçanërisht në rrugën euroatlantike.
Kryetari i Kuvendit Jandroković dhe zëvendëskryeministrja Gërvalla-Schwarz janë shprehur të kënaqur me rritjen e tregtisë. Ata shohin potencialin për përparime të reja në bashkëpunimin ekonomik në fushat e energjisë, transportit, industrisë së mbrojtjes dhe sektorit të IT. Forumi i fundit i biznesit i mbajtur në Prishtinë u vlerësua nga të dyja palët si një kontribut konkret për intensifikimin e mëtejshëm të kontakteve ndërmjet subjekteve ekonomike të dy vendeve.
Kryetari Jandroković përkujtoi se kroatët në Kosovë kanë jetuar dhe ushqyer identitetin e tyre për më shumë se shtatë shekuj, dhe këtë vit shënohet 720 vjetori i përmendjes së parë të Janjevës. Ai bëri thirrje të institucioneve të Kosovës për angazhim më të fortë në mbrojtjen e pakicës së vogël kroate në Kosovë dhe përmirësimin e statusit të tyre politik, juridik dhe social. Si model të mundshëm për këtë, ai përmendi pozicionin e minoritetit shqiptar në Kroaci, projektet e të cilit financohen rregullisht me fonde nga buxheti i shtetit, të cilët janë të shënuar si pakicë në Kushtetutën e Republikës së Kroacisë dhe kanë përfaqësues në parlamenti kroat.
Në lidhje me dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve, kryetari Jandroković shprehu shpresën se pranimi i propozimit të Bashkimit Evropian përfundimisht do të çojë në krijimin e kushteve për stabilizimin e përhershëm të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, gjë që do të kontribuonte për stabilitetin afatgjatë të të gjithë rajonit, si dhe perspektivën e tij evropiane.
Në fund u theksua potenciali i diplomacisë parlamentare dhe aktivitetet e Grupit Ndër parlamentar të Miqësisë Kroaci-Kosovë në shërbim të forcimit të marrëdhënieve të përgjithshme dypalëshe.

News