Ministarstvo vanjskih i europskih poslova

ZYRTARI PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE

Në baze të nenit 20. të Ligjit për punë të jashtme („Gazeta zyrtare“, numër 48/1996, 72/2013 dhe 127/2013) dhe nenit 18a. të Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale („Gazeta zyrtare“, numër 103/2003, 118/2006, 41/2008 dhe 113/2011 dhe 106/12-teksti i konsoliduar) Ministria e punëve të jashtme dhe Evropiane ka emëruar zyrtarin për mbrojtjen e të dhënave personale.

Zyrtari për mbrojtjen e të dhënave personale kryen detyrat ne vijim:
  • kujdeset për ligjshmërinë e përpunimit e të dhënave personale në kuptim të respektimit të dispozitave të Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale dhe rregulloreve të tjera që rregullojnë çështjet e përpunimit e të dhënave personale,
  • paralajmëron udhëheqësin e regjistrit e të dhënave personale mbi nevojën e aplikimit të rregullave për mbrojtjen e të dhënave personale në rast të planifikimit ose veprimeve tjera që mund të kenë ndikim në çështjet e privatësisë dhe mbrojtjes e të dhënave personale,
  • njofton të gjithë të punësuarit në përpunimin e të dhënave personale me obligimet ligjore të tyre me qellim të mbrojtjes së të dhënave personale,
  • kujdeset për plotësimin e obligimeve nga neni 14. dhe 17. e Ligjit për mbrojtjen e të dhënave,
  • mundëson ushtrimin e të drejtave të subjekteve që merren në pyetje nga neni 19. dhe 20. të Ligjit për mbrojtjen e të dhënave,
  • bashkëpunon me Agjencinë për mbrojtjen e të dhënave personale në lidhje me zbatimin e mbikëqyrjes së përpunimit e të dhënave personale.
Zyrtari për mbrojtjen e të dhënave personale është i obligueshëm të ruajë fshehtësinë e të gjitha informatave dhe të dhënave të gjetura gjatë kryerjes së detyrave te tij. Ky obligim zgjate edhe pas ndërprerjes e kryerjes së detyrave si zyrtar për mbrojtjen e të dhënave personale.

Kontakti i zyrtarit për mbrojtjen e të dhënave personale në Ministrinë e punëve të jashtme dhe Evropiane:

Damir Tomka, jurist i diplomuar

Trg N.Š. Zrinskog 7-8
10000 Zagreb
tel: +38514896318
faks:  +38514597466
e-mail adresa: SzZOP@mvep.hr