Ankesa kundër vendimit për refuzim, anulim ose revokim të vizës
Duke i respektuar dispozitat e nenit 47. të Kartës e të Drejtave Themelore të BE-së http://eur-lex.europa.eu/legal-content/EN/TXT/?uri=CELEX:12007P , si dhe rregulloret Kroate, parashtruesit e kërkesave që iu është refuzuar kërkesa për vize, apo iu është anuluar ose revokuar viza, e marrin një Vendim për refuzim, anulim ose revokim të vizës në një formë të përshkruar me Rregulloren për viza („Gazeta zyrtare“ nr. 7/13, 5/18), personalisht apo në përputhje me Ligjin për procedurën administrative të përgjithshme. („Gazeta zyrtare“ nr.47/09).
Kundër Vendimit për refuzim, anulim ose revokim të vizës parashtruesi i kërkesës ka drejte ankese përmes Ambasadës / Konsullatës kompetente të Republikës se Kroacisë, në përputhje me Ligjin për të huaj („ Gazeta zyrtare“ nr. 130/11 i 74/13, 69/17, 46/18).
Ankesa dorëzohet në Ambasadën/ Konsullatën kompetente në afatin brenda dite nga data e dorëzimit të vendimit. Ankesa dorëzohet vetëm me shkrim, në gjuhe kroate. Në rastet e jashtëzakonshme, ankesa mund të dorëzohet edhe në gjuhe Angleze nëse në vendin nikoqir nuk ka përkthyes gjyqësor për gjuhe Kroate. Në ankese duhet cekur arsyet për të cilat mendohet që refuzimi i lëshimit të vizës ka qene i pabazuar.
Ankesa shqyrtohet nga Shërbimi i vizave i Ministrisë së punëve të jashtme dhe Evropiane në afat prej 60 dite nga data e pranimit të ankesës.
Gjate dorëzimit të ankesës paguhet taksa administrative ne shume prej 320,00 KN, ose 43 EUR ose 51 USD.
Mbrojtja gjyqësore:
Parashtruesit të cilit nuk janë të kënaqur me vendimin nga organi i shkalles së dytë (Shërbimi i vizave) brenda afatit prej 30 dite nga pranimi i vendimit mund të parashtrojnë padinë Gjykatës Administrative të Republikës së Kroacisë:
Gjykata Administrative në Zagreb
Avenija Dubrovnik 6, 10020 Zagreb
Regjistri i gjykatës: 01/6011-326, 01/6011-336
Faks: 01/ 6011-300
E-mail: kontakt@uszg.pravosudje.hr
Web faqja: http://sudovi.pravosudje.hr/upszg/