Termini për dorëzimin e aplikimit për vizë caktohet përmes Qendrës së vizave VFS Global
Adresa: Lidhja e Prizrenit 22, Prishtine
tel: +38338411127
e-mail: info.croatiakosovo@vfshelpline.com
website: www.vfsglobal.com/Croatia/Kosovo/
Vërejtjet e rëndësishme:
Aplikimi për vizë: aplikimi për vize mund të dorëzohet që nga 3 muaj para udhëtimit e planifikuar. Shtetasi huaj duhet të pajiset më vize para hyrjes në Republiken e Kroacisë në Ambasadë/konsullatë kompetente. Nëse në ndonjë shtet nuk ka Ambasadë/konsullatë, shtetasi huaj mund të aplikojë edhe në Ambasadë/konsullatë kroate më të afërt.
Shtetasit e Kosovës, si dhe personat me lejen e qëndrimit në Kosovë mund të aplikojnë për vizë në Ambasadën e Republikës së Kroacisë në Prishtinë.
Prania e aplikuesit: shtetasi i huaj personalisht dorëzon aplikimin për vizë. Në rastet e jashtëzakonshëm, nëse për këtë ekzistojnë shkaqet e arsyeshme, shtetasi huaj nuk është i obliguar të aplikojë personalisht, por duhet të paraqitet personalisht sipas ftesës së Ambasadës/konsullatës. Për fëmijët e mitur dhe personat e paaftë për punë, kërkesën e dorëzon kujdestari ligjor i tyre.
Në rastet e jashtëzakonshëm, mund të pranohen aplikimet indirekte për grupe të mëdha që marrin pjesë në ngjarje kulturore, sportive, shkencore dhe ekonomike, në rastet kur një trup i respektuar mund të garantoje kredibilitetin e personit të autorizuar të grupit.
Shqyrtimi i aplikimit: afati kohor për marrjen e vendimit për lëshim të vizës është 15 ditë pune nga data e dorëzimit të aplikimit, dhe mund të zgjatet deri në 30 ose 60 ditë nëse për këtë ekzistojnë shkaqet e arsyeshme. Nëse aplikimi dorëzohet në afatin më të shkurtër se 15 ditë para udhëtimit të planifikuar, Ambasada/konsullata nuk merr përgjegjësi për kohëzgjatjen e procedurës së shqyrtimit të aplikimit.
DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR APLIKIM PËR VIZË:
1. Formulari i aplikimit për vizë (mund të plotësohet online, gjendet në vegëzën https://crovisa.mvep.hr/ . Pas plotësimit të aplikimit online, aplikimi duhet të printohet, të nënshkruhet personalisht nga aplikuesi tek numri 37 të formularit dhë fund të formularit (për fëmijët e mitur nënshkruan prindi ose kujdestari ligjor). Një shembull të aplikimit të plotësuar saktësisht mund të gjeni këtu.
2. Pasaporta e aplikuesit: duhet të jetë e lëshuar brenda 10 viteve të fundit, duhet të jetë e vlefshme për të paktën tre muaj pas skadimit të vizës së kërkuar, dhe së paku me dy faqe të zbrazëta për vendosjen e vizës. Duhet të bashkëngjitet fotokopja e të gjitha vizave kroate dhe Schengen.
3. Fotografia e fytyrës: me ngjyre, me dimenzione 35x45 mm; personi duhet të ketë një dukje neutrale ne fytyrën e tij, me sy të hapur dhe gojë të mbyllur. Në fotografinë e personit, i cili për arsye fetare ose mjekësore mban mbulesë në kokë, duhet të shihen faqet, mjekra dhe balli.
4. Sigurimi shëndetësor për udhëtim për mbulimin e shpenzimeve që mund të ndodhin në lidhje me riatdhesimin për arsye shëndetësore, ndihmë urgjente mjekësore dhe/ose trajtim urgjent në spital, me shumën minimale të kontraktuar prej së paku 30.000,00 Euro dhe të vlefshme për Kroacinë. Ky sigurim duhet të jetë i vlefshëm gjatë gjithë periudhës së qëndrimit të shtetasit huaj në Kroaci. Aplikuesi i cili kërkon vizën për më shumë hyrje duhet të ketë policën e sigurimit shëndetësor për udhëtim e cila mbulon periudhën e qëndrimit të parë në Kroaci.
5. Dëshmi e vendbanimit: Shtetasit huaj me lejen e qëndrimit të përkohshëm në një shtet tjetër duhet të dorëzojnë kopjen e lejes së qëndrimit të aprovuar;
6. Mjeti i udhëtimit dhe synimi i kthimit në vendin e banimit: bileta kthyese për aeroplan, autobus ose anije; nëse udhëtohet me veturë personale kopja e librezës së veturës dhe patentë-shoferit;
7. Dëshmi për akomodimin e siguruar: rezervimi i akomodimit në hotel, akomodimit privat ose ndonjë akomodim tjetër, dëshmi mbi pronësinë ose qiramarrjen e patundshmërisë, anijes etj. Akomodimin mund të sigurojë garantuesi apo ftuesi nëse këtë e cekë në garancion osenë ftesë zyrtare.
8. Dëshmi për qëllimin e udhëtimit në Kroaci:
9. Taksa konsullore për vizë: paguhet kur dorëzohet aplikimi për vizë
Nga pagesa e taksës konsullore janë të liruar:
Aplikuesi për vizë i cili paraqet një kërkesë për vizë drejtpërsëdrejti në Ambasadë, mund të paguajë taksën konsullore në degën e Bankës Raiffeisen ose direkt përmes sistemit të e-banking në gjirollogarinë e Ambasadës në Raiffeisen Bank.
Props bankare:
EMBASSY OF THE REPUBLIC OF CROATIA - XK051501090000483909 |
CONSULAR TAXES - XK051501090001325772 |
SWIFT: RBKOXKPRXXX |
10. Dëshmi për mjetet financiare të siguruara për mbulimin e shpenzimeve gjatë qëndrimit në Kroaci dhe për kthimin në vendin e origjinës ose për udhëtimin në shtetin e tretë: në vlerë prej 70 Euro për çdo ditë qëndrim të planifikuar në Kroaci.
Nëse shtetasi huaj posedon letrën garantuese të vërtetuar, nga personi fizik ose juridik nga Kroacia, apo dëshminë për pagesën e aranzhimit turistik ose dokument të ngjashëm, ai është i obliguar të dorëzojë dëshminë për posedimin e mjeteve financiare në vlerë prej 30 Euro për çdo ditë qëndrim të planifikuar në Kroaci.
Në rastet jashtëzakonshme, nëse shtetasi huaj posedon letrën garantuese të vërtetuar nga personi fizik ose juridik nga Kroacia, nga e cila shihet se garantuesi në tërësi i mbulon të gjitha shpenzimet lidhur me qëndrimin dhe lëshimin e Kroacisë, mund të lirohet nga obligimi i dorëzimit të dëshmisë për posedimin e mjeteve financiare.
Si dokumente dëshmuese mund të dorëzohen: vërtetimet i pagave mujore dhe/ose raportet për gjendjen dhe transaksionet në llogarinë bankare personale për tre muaj të fundit, dëftesa e pranimit të pensionit, dëshmi për bursë, etj.
11. Aplikuesi duhet të dorëzojë dhe vërtetimin përkatës për statusin e tij social ose profesional: kontratën e punës me përkthim në gjuhen kroate ose angleze, vërtetimin e shkollës ose fakultetit me përkthim në gjuhen kroate ose angleze, certifikata e regjistrimit të biznesit për pronaret etj. Për të miturit dhe personat pa mjete financiare personale, dorëzohet deklarata e vërtetuar për marrjen përsipër e shpenzimeve nga prindi ose personi i cili merr përsipër shpenzimet, me dëshminë për statusin social ose profesional dhe dëshminë për mjetet financiare e tij.
12. Për fëmijët e mitur nën moshën 18 vjeçare kujdestari ligjor dorëzon: certifikatën e lindjes të vërtetuar me vulën “Apostille” në Agjencionin e Regjistrimit Civil të Republikës së Kosovës, nëse prindërit janë kujdestarët ligjorë, ose vendimin e autoritetit kompetent për përcaktimin e kujdestarit ligjor. Nëse i mituri udhëton pa përcjelljen e kujdestarit ligjor, duhet të dorëzohet autorizimi i vërtetuar i kujdestarit ligjor i cili përmban të dhënat personale e kujdestarit ligjor, qëllimin, periudhën dhe kohëzgjatjen e qëndrimit në Kroaci, periudhën për të cilën jepet autorizimi dhe nënshkrimin e kujdestarit ligjor.
Dokumentacioni i dorëzuar nuk mund të jetë më i vjetër se tre muaj. Ambasada i mban dokumentet origjinale të cilat janë dorëzuar me aplikimin. Nëse ekziston nevoja për të kthyer dokumentet origjinale, te njëjtët duhet dorëzuar së bashku me kopjen e tyre.