Ministarstvo vanjskih i europskih poslova

KUR ËSHTË E LEJUAR KËRKESA PËR VIZË

(KUSHTET KRYESORE NË MËNYRE QË AMBASADA TË PRANOJË KËRKESËN)

Kërkesa për vizë lejohet në qoftë se:
  1. është e dorëzuar më pak se tre muaj para datës së udhëtimit të planifikuar,
  2. është bashkëngjitur formulari i Aplikimit për vizë i cili duhet të jetë i plotësuar saktësisht dhe i nënshkruar (një shembull i aplikimit të plotësuar saktësisht)
  3. është bashkëngjitur dokumenti i udhëtimit:
    •  -i cili vlen së paku edhe tre muaj pas datës së planifikuar e largimit nga Kroacia, respektivisht pas datës së fundit të planifikuar e largimit nga Kroacia;
    • -i cili përmban se paku dy faqe të zbrazëta,
    • -i cili është lëshuar në 10 vite të fundit.
  4. është bashkëngjitur fotografia me ngjyrë, me dimensione 35x45 mm:
    • -personi duhet të ketë një dukje neutrale ne fytyrën e tij, me sy të hapur dhe gojë të mbyllur në fotografi frontale;
    • -përjashtimisht, personat e verbër që mbajnë syza mund të bashkëngjisin fotografinë ku janë fotografuar me syza të mbyllëta;
    • -në fotografinë e personit, i cili për arsye fetare ose mjekësore mban mbulesë në kokë, duhet të shihen faqet, mjekra dhe balli;
    • -fëmijët në fotografi duhet të jenë vetë, kurse fytyra duhet të shihet krejtësisht me sy të hapur;
    • -në fotografi koka (nga maja e mjekrës deri në maje të kokës) e personit duhet të nxënë rreth 2/3 të fotografisë, por nuk mund të jetë më e madhe se 36 mm. Koka në fotografi duhet të jetë e centruar në mes të fotografisë. Hapësira në mes të syve (nga mesi i syrit majtë deri te mesi i syrit djathtë) duhet të jetë së paku 8 mm (optimale 10 mm);
    • -fotografia duhet të jetë e punuar në letër shkëlqyese dhe të lëmuar me cilësi të lartë, pa strukturë sipërfaqësore, me cilësi të lartë të shtypit. Prapavija duhet të jetë e bardhë, pa motive  dhe me një kontrast të mjaftueshëm ndaj fytyrës dhe flokëve.
  5. janë të mbledhur të dhënat biometrike – Ambasada e Republikës së Kroacisë për tani nuk mbledh të dhëna biometrike. Të dhënat biometrike do të fillohen të mblidhen më së voni me hyrjen e Republikës së Kroacisë në Zonën Shengen.
  6. është paguar taksa e paraparë për vizë, sipas numrit tarifor 78 të Ligjit për taksa administrative
Në qoftë se kushtet e lartë cekura nuk plotësohen, kërkesa për vizë nuk lejohet dhe Ambasada nuk do ta pranojë.