Republika e Shqipërisë e ka njohur Republikën e Kroacisë më 21 Janar 1992; marrëdhëniet diplomatike janë vendosur më 25 gusht 1992.
Marrëdhëniet mes Kroacisë dhe Shqipërisë tradicionalisht kanë qenë të mira dhe miqësore. Kroacia dhe Shqipëria ndajnë një prioritet të përbashkët të politikës së jashtme – duke kontribuar në stabilitetin, paqen dhe prosperitetit ekonomik të rajonit. Të dy vendet e shikojnë të ardhmen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.
Kroacia mbështet fuqimisht procesin euro-integrues të Shqipërisë në institucionet e BE-së në Bruksel dhe nëpërmjet asistencës teknike në nivel ekspertësh.
Përveç kësaj, Kroacia dhe Shqipëria kanë një interes të përbashkët në projektet e zhvillimit si Korridori Adriatiko-Jonian, Gazsjellësi Trans Adriatik, Gazsjellësi Adriatiko-Jonian, shfrytëzimin dhe mbrojtjen e Detit Adriatik etj.
Një pjesë e rëndësishme e bashkëpunimit mes dy vendeve lidhet me bashkëpunimin brënda kuadrit të NATO-s, Kartës Amerikane-Adriatike dhe forumeve të tjera rajonale.