Ministarstvo vanjskih i europskih poslova

Ministrja Hykmete Bajrami priti në takim ambasadoren kroate Danijela Barišic

Ministrja e Financave Hykmete Bajrami, priti sot në takim ambasadoren e Republikës së Kroacisë në Kosovë Danijela Barišic. Znj. Bajrami e informoi ambasadoren Barišic me punën e Qeverisë së Kosovës lidhur me programin për rimëkëmbje ekonomike si dhe me prioritetet në kuadër të agjendës integruese evropiane duke u ndalur tek masat që bien në kompetencë të Ministrisë së Financave. Ministrja Bajrami falënderoi ambasadoren Barišic për angazhimin e shtetit kroat në mbështetje të shtetit të Kosovës, dhe shprehu gatishmërinë e Ministrisë së Financave për të thelluar bashkëpunimin me këtë vend mik të Kosovës në fushën e ekonomisë dhe financave. Nga ana e saj, ambasadorja Barišic e uroi znj. Bajrami për pozitën e Ministres së Financave, dhe shprehu gatishmërinë e shtetit kroat për të mbështetur Kosovën në procesin e integrimeve evropiane si dhe zhvillimit ekonomik. (izvor: https://mf.rks-gov.net/Page.aspx?id=3,2,916)

Press releases