Ministarstvo vanjskih i europskih poslova

Milojevic dhe Barisic për bashkëpunimin

Ministri për zhvillim rajonal Ivan Milojevic, sot në kabinetin e tij ka pritur Ambasadoren e Kroacisë në Prishtinë, Danijela Barisic, me të cilën ka biseduar për orientimet strategjike të Ministrisë dhe planet për avancimin e zhvillimit rajonal të balancuar. Në këtë takim, i cili ishte konstruktiv, palët kanë rënë dakord për bashkëpunim, me qëllim të përmirësimit të kushteve të jetës për të gjithë qytetarët e Kosovës, përmes zbatimit të politikave dhe zhvillimit të programeve në fushën e zhvillimi rajonal. Theksi ishte vendosur para se gjithash në zhvillimin ekonomik të rajoneve më pak të zhvilluara. Ministri Milojevic gjithashtu e njoftoi Ambasadoren me gjendjen e përgjithshme të komuniteteve joshumicë dhe me përfshirjen e tyre më të vogël në zbatimin e deritanishëm të programit për zhvillim rajonal, dhe në lidhje me atë që në të ardhmen ai do të angazhohet më shumë në këtë drejtim. Ambasadorja Barisic e njoftoi Ministrin me angazhimet e Kroacisë gjatë kryesimit me Këshillin e Bashkimit Evropian dhe organizimin e Konferencës për të Ardhmen e Evropës dhe me iniciativat që kanë të bëjnë me Ballkanin Perëndimor. Të dyja palët u pajtuan që vazhdimi i komunikimit dhe bashkëpunimit çon në drejtim të avancimit të zhvillimit rajonal të balancuar në Kosovë. (izvor: https://mzhr.rks-gov.net/milojevic-dhe-barisic-per-bashkepunimin/)

Press releases