Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka pritur dje në takim SH.T.Z Ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barišic.
Ambasadorja Barišic uroi Ministren Dumoshi për marrjen e detyrës dhe ofroi ndihmën e saj dhe të Ambasadës Kroate në thellimin e bashkëpunimit në projekte të cilat do të ishin në të mirë të qytetarëve të Republikës së Kosovës e veçanërisht të të rinjve.
Ministrja Dumoshi, falënderoi Ambasadoren Barišic, dhe theksoi se marrëdhëniet e mira në mes të Kroacisë dhe Kosovës kanë qenë gjithmonë jashtëzakonisht të rëndësishme dhe se bashkëpunimi i saj dhe i Ministrisë që ajo drejton, nuk do të mungojë.
Ideja kryesore që u shpalos në këtë takim ishte edhe gjetja e mundësive kreative për promovimin e Kosovës në Evropë e cila do t’i sillte Kosovës më shumë promovim turistik e kulturor.
Press releases