Ministarstvo vanjskih i europskih poslova

Ministri Reka priti në takim Ambasadoren Kroate, Danijela Barišic

Ministri i Integrimit Evropian, Z. Blerim Reka priti në takim Ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Znj. Danijela Barišic, pasi që Kroacia kryeson me BE-në. Takimi u mbajt në frymën e bashkëpunimit dhe të koordinimit për prioritetet kyçe dhe perspektivën evropiane të Kosovës. Ambasadorja Barišic njoftoi Ministrin Reka për prioritetet e zgjerimit dhe përgatitjet e Kroacisë si udhëheqëse e Samitit të Zagrebit që organizohet në maj. Me këtë rast Ministri Reka, potencoi rëndësinë e koordinimit të përbashkët dhe kërkoi mbështetje nga Kroacia si vend mik i Kosovës, për dinamizëm të Agjendës Evropiane, respektivisht për finalizim të liberalizimit të vizave për Kosovën, si prioritet afatshkurtër, ndërsa në aspektin afatgjatë, avancimin e administratës së Kosovës për aplikim për statusin kandidat në BE. Më tutje, gjatë takimit u ri konfirmua bashkëpunimi dhe u diskutua për avancimin e potencialit në marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve tona. (Izvor: http://mei-ks.net/sq/lajmet-mei/ministri-reka-priti-n-takim-ambasadoren-kroate-danijela-barii)

Press releases