Ministarstvo vanjskih i europskih poslova

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pranuar letrat kredenciale nga Ambasadorja e re e Kroacisë, Danijela Barisic

Presidenti Thaçi fillimit e ka uruar atë për detyrën e re, duke i ofruar bashkëpunim për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy popujve dhe shteteve tona. Ai ka falënderuar Kroacinë për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës në të gjitha fushat, sidomos në atë të integrimeve euroatlantike. “Kroacia është një partner i rëndësishëm i Kosovës. Marrëdhëniet tona të mira duhet të zgjerohen edhe në ekonomi, arsim dhe kulturë”, ka thënë presidenti. Nga ana tjetër, Ambasadorja e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barisic ka theksuar se vendi i saj do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën, derisa është e përkushtuar për të forcuar marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve. Presidenti Thaçi në fund ka thënë se shtetet e Ballkanit Perëndimorë duhet të ndjekin rrugën e reformave të Kroacisë për anëtarësim në NATO dhe Bashkim Evropian. (https://www.president-ksgov.net/sq/lajme/presidenti-thaci-pranoi-letrat-kredenciale-nga-ambasadorja-e-re-e-kroacise)

Press releases