Të premten, me 18 nëntor në Ditën Përkujtimore e sakrificës së Vukovarit në vitin 1991, Ambasada e Republikës së Kroacisë në Prishtinë së bashku me kontingjentin e 22-të Kroat kombëtar në kuadër të NATO misionit të KFOR-it, ka bërë homazh për viktimat e Vukovarit.
Me ngritjen solemne të flamurit Kroat dhe ceremoninë e vënies së kurorës për të gjitha viktimat e tragjedisë së Vukovarit, u bënë homazhet për të gjithë dëshmorët dhe njerëzit të cilët kanë dhënë sakrificën e tyre për Kroacinë e sotme. Më pas janë ndezur qirinjtë tek kryqi qendror në Kampin Film City në selinë e KFOR-it.
Press releases