Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës Haki Demolli ndau sot medaljën „Shërbim i shquar“ për Kolonel brigadier Ivica Matešic, atasheun e Mbrojtjes së Republikës së Kroacisë të akredituar për Republikën e Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë. Kolonel brigadier Matešic pranoi medaljën për kontributin e dhënë në forcimin dhe avancimin e bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Mbrojtjes së Kroacisë dhe Ministrisë së FSK-së në fushën e sigurisë.
Press releases