Ministarstvo vanjskih i europskih poslova

Ministrja Pusic përfundon vizitën zyrtare në Tiranë, takohet me Kryeministrin Rama

Herët sot, Pusic u takua me mikpritësin e saj, Ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati, dhe Presidentin Bujar Nishani. Bashkëpunimi mes Kroacisë dhe Shqipërisë, bashkëpunimi rajonal dhe euro-integrues ishin temat kryesore të bisedës së Pusic me Nishanin, të cilin e falenderoi për pjesmarrjen në përurimin e presidentes kroate Kolinda Grabar Kitarovic. Pusic u shpreh se të dy vendet ndajnë të njëjtin interes – stabilitetin e rajonit. “Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kroacisë janë prioritet, jo vetëm për hir të historisë dhe marrëdhënieve tradicionalisht të mira, porse sot duhet të hartojmë disa projekte konkrete dhe tema rreth të cilave duhet të punojmë së bashku” – u shpreh Nishani, duke shtuar se “Shqipëria është e vendosur për partneritet dhe bashkëpinim rajonal, mendojmë se rruga Europiane është rruga e duhur për të gjitha vendet e rajonit. Ne mund të përfitojmë nga eksperienca juaj në këtë drejtim.” Statusi kandidat që iu dha Shqipërisë në qershor 2014 dhe hapat drejt integrimit europian ishin një nga temat e diskutuara nga Kryeministri Rama i cili theksoi rëndësinë e një komunikimi më të mirë dhe më të shpeshtë me Kroacinë. Rama u shpreh se Kroacia i kupton më mirë sfidat e përballuara nga Shqipëria drejt rrugës për në BE. Pusic nënvizoi rëndësinë e procesit të negociatave, reformave, seminareve dhe konferencave për zyrtarët e shtetit si ato të organizuara nga Qëndra e Ekselencës. Janë zhvilluar seminare mbi implementimin PSA-së, negociatat për antarsimin, gjithashtu dhe konsultime mbi vetë-vlerësimin e progresit, ndërtimin e strukturës negociuese, monitorimin e hartimit e planit kombëtar të antarsimit etj. Pusic dhe Rama biseduan gjithashtu rreth ndërtimit të Autostradës Adriatiko-Joniane dhe Gazsjellësi Adriatiko-Jonian si një zgjatim i Gazsjellësit Trans-Adriatik.

Press releases