Ministarstvo vanjskih i europskih poslova

Konferenca Shkencore “Statuti i Drishtit”

Universiteti shqiptar Luarasi organizoi më 19 dhjetor 2014 në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë një konferencë shkencore mbi Statutin e qytetit antik shqiptar të Drishtit, icili daton që prej 1460-ës dhe u zbulua në 1930-ën në një librashitës në rrugët e Vjenës nga historiani kroat dhe një nga themeluesit e albanologjisë, Milan Shuflai. Pas fjalës hyrëse nga rektori i universitetit Prof. Dr. Irakli Koçollari, në fjalimin e tij për audiencën ambasadori Aleksander Stipetic portretizoi shkurimisht jetën dhe veprën e Milan Shuflait, rëndësinë e kontributit të tij në hulumtimet rreth historisë së Shqipërisë, miqësisë mes popullit kroat dhe atij shqiptar duke nënvizuar në fund se: “Milan Shuflai dhe trashëgimia e tij do të mbetet gjithmonë një lidhje e fuqishme mes popullit kroat dhe atij shqiptar. Ne jemi krenar për arritjet e tij dhe mirënjohës për kontributin e tij të madh për të kuptuar më mirë historinë e Shqipërisë. Ne jemi gjithashtu mirënjohës për çdo përpjekje për të ruajtur kujtimin e veprës dhe jetës së tij” Link-u i fjalimit të Ambasadorit Stipetic, teksti i plotë. Pasqyrimi mediatik i evenimentit: http://www.luarasi-univ.edu.al/2014/12/18/konference-shkencore-statuti-i-drishtit/ https://www.youtube.com/watch?v=y7vhfPLqJGY http://gazeta-shqip.com/lajme/2014/12/22/sfondi-historiko-social-hartimit-te-statutit-te-drishtit/

Press releases