Koncerti „Mes Shqipërisë dhe Kroacisë“ u mbajt në Tiranë më 13 dhjetor 2014 në Teatrin e Operas dhe Baletit. Koncerti u organizua në shenjë mirënjohje të miqësisë së tyre të gjatë nga kornisti shqiptar Ilir Kodhima dhe nga kornisti kroat dhe drejtori artistik i Festivalit të Instrumentave Velika Gorica, Tomislav Shpoljar.
Përveç Kodhimës dhe Shpoljarit performuan edhe artistë të tjerë si Etrita Ibrahimi (mjeshtër i koncertit TKOB), Pjetër Guralumi (çelo), Ilir Hasani (piano) dhe Kuinteti Shqiptar i Instrumentave.
Artistët performuan pjesë të kompozuara nga trombetisti dhe kompozitori shqiptar Isak Shehu (tema romantike shqiptare dhe melodi tradicionale të Shqipërisë së veriut), nga kompozitori kroat i xhazit Miljenko Prohaska dhe nga kompozitori amerikan Erik Euazen.
Pasqyrimi mediatik i evenimentit:
http://tkob.gov.al/between-croatia-and-albania-koncert-ne-holl/
http://kultplus.com/?id=6&l=5913;
http://vizionplus.al/7pa5-mes-kroacise-dhe-shqiperise-12-dhjetor-2014/;
http://tiranaxxl.com/event/albania-croatia/
Press releases