Ministarstvo vanjskih i europskih poslova

Festohet në Tiranë Festa Kombëtare e Kroacisë

Tiranë – Me rastin e Festës Kombëtare të Republikës së Kroacisë, Ambasada e Republikës së Kroacisë në Tiranë organizoi një pritje më 25 Qershor 2014 në ambjentet të hapura te Kompleksi Xibraku, pranë Ambasadës Kroate. Në pritje morën pjesë deputetë të parlamentit, minsitra dhe ish-ministra, personalitete të larta fetare, personeli ushtarak, majorë, anëtarë të trupit diplomatik dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, gjithashtu edhe personalitete të tjera të shquara të fushës së kulturës dhe biznesit, veçanërisht biznesmenë kroatë aktiv në Shqipëri. Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama uroi ambasadorin Aleksander Stipetic me rastin e festës kombëtare të Kroacisë duke theksuar në letrën e tij se qeveria e tij deshiron të intensifikojë bashkëpunimin dypalësh me Kroacinë dhe shprehu mirënjohje për mbështetjen që Kroacia i ka ofruar Shqipërisë në procesin e integrimit europian." Pritja u mbulua nga media me anë të një raportimi në kanalin televiziv RTV Ora News dhe një artikulli në gazetën e përditshme Albania Daily News të publikuar në anglisht.

Press releases