Ministarstvo vanjskih i europskih poslova

Ministri i Mbrojtjes i Kroacisë viziton Shqipërinë

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kroacisë z. Ante Kotromanovic vizitoi Shqipërinë më 23 qershor. Gjatë takimit me mikpritësen, Ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë znj. Mimi Kodheli, Ministrja Kodheli nënvizoi se bashkëpunimi mes Kroacisë dhe Shqipërisë në kuadrin e iniciativave rajonale si Karta e Adriatikut-SHBA dhe NATO ishte i shkëlqyeshëm dhe falenderoi popullin kroat për "mbështetjene tyre të pakushtëzuar për Shqipërinë në rrugën e saj për në BE." Ministrja Kodheli gjithashtu vlerësoi angazhimin e vazhdueshëm të Kroacisë për përfshirjen e Kosovës në të gjitha iniciativat rajonale. Ministri Kotromanovic theksoi se Kroacia do të vazhdojë ta mbështesi Shqipërinë, veçanërisht në proceset integruese për në BE, njëlloj si Kosovën dhe vendet e tjera në rajon. Dy ministrat biseduan rreth intensifikimit të bashkëpunimit ushtarak, veçanërisht në kuadrin e projektit "Smart Defence" dhe misionet paqeruajtëse në botë. Ministri Kotromanovic u prit nga Kryeministri Edi Rama. Kryeministri Rama vlerësoi proceset eurointegruese të Kroacisë si një model për tu ndjekur për Shqipërinë, duke theksuar nevojën që ka Shqipëria për të përvetësuar plotësisht eksperiencën e mirë të Kroacisë.

Press releases