Ministarstvo vanjskih i europskih poslova

Vizitia zyrtare e Ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë në Kroaci

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë z. Ditmir Bushati zhvilloi një vizitë zyrtare në Kroaci më 21 Mars 2014. Gjatë takimit me Zëvendëskryeministren e Parë dhe Ministren e Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane të Kroacisë znj. Vesna Pusic i kushtuan një vëmendje të posaçme marrëdhënieve dypalëshe miqësore mes dy vendeve, zhvillimit të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit rajonal, bashkëpunimit mes Kroacisë dhe Shqipërisë në fusha dypalëshe dhe procesit të integrimit të Shqipërisë në BE. Dy ministrat nënshkruan një marrëveshje për Partneritetin Europian ku “formalizohet mbështetja kroate për Shqipërinë”, ndërkohë Ministrja Pusic përsëriti qëndrimin e Kroacisë se Shqipëria e meriton statusin kandidat. Ajo shpresonte në një vendim pozitiv të Këshillit të BE-së në qershor. Ministrja Pusic shprehu dëshirën për një prezencë më aktive të Kroacisë në Shqipëri, veçanërisht në projektet për përmirësimin e standarteve demokratike dhe funksionimit të shtetit. Ministrat gjithashtu biseduan rreth projekteve energjitike dhe të infrastrukturës me interes dypalësh, veçanërisht për ndërtimin e korridorit Adriatiko-Jonian, gazsjellësit Trans-Adriatik dhe gazsjellësit Adriatiko-Jonian.

Press releases