Ministarstvo vanjskih i europskih poslova

Vizita zyrtare e Kryeministrit kroat në Shqipëri

Kryeministri kroat Zoran Milanovic zhvilloi një vizitë zyrtare në Shqipëri më 17 Janar 2014. Gjatë takimit me Kryeministrin shqiptar Edi Rama u arrit në përfundimin se marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve ishin të mira, miqësore dhe konstruktive dhe se bashkëpunimi vazhdon të intensifikohet. Në lidhje me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, Kryeministri Milanovic konfirmoi se Kroacia mbështet fuqimisht Shqipërinë. Ai theksoi veçanërisht pikëpamjen e Kroacisë se Shqipëria e meriton t’i jepet statusi kandidat, dhe shprehu keqardhje për disa vende të BE-së që nuk ranë dakort në dhjetor të 2013-ës. Për më shumë, të dy kryeministrat biseduan rreth projekteve strategjike rajonale lidhur me sektorin e infrastrukturës, energjisë, bashkëpunimit dhe marrëdhënieve mes vendeve të rajonit. Në kuadër të vizitës u nënshkrua gjithashtu një marrëveshje mes dy qeverive për bashkëpunimin policor. Me rastin e vizitës zyrtare në Shqipëri të Kryeministrit Milanovic, Ambasadori Aleksander Stipetic dha një intervistë Albanian Daily News-it. Link-u i Intervistës.

Press releases