Ministarstvo vanjskih i europskih poslova

Festimi i anëtarësimit të Kroacisë në Bashkimin Europian

Ambasada kroate në Tiranë shënoi anëtarësimin e Republikës së Kroacisë në Bashkimin Europian, më 1 korrik 2013, dhe festën kombëtare kroate Dita e Shtetformimit duke organizuar një pritje pranë Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë. Pas dëgjimit të himnit të Kroacisë, Shqipërisë dhe BE-së, të ftuarve iu foli Ambasadori kroat Aleksander Stipetic dhe kreu i delegacionit të BE-së në Tiranë Ambasadori Ettore Sequi. Me rastin e anëtarësimit të Kroacisë në BE, Ambasadori Stipetic dha një intervistë për gazetën e vetme shqiptare të përditshme që botohet në anglisht "Albanian Daily News". Shiko këtu.

Press releases