Përkujtohet 83-vjetori i vdekjes së Milan Shuflait

Më 19 Shkurt 2014 OJF-ja “Shoqata Natyra për Njeriun”, me seli në Durrës, përkujtoi 83-vjetorin e vdekjes së shkencëtarit dhe albanologut kroat Milan Shuflai. Të inspiruar nga puna dhe jeta e Shuflait – dhe përkushtimit për kërkimet në historinë shqiptare, OJF-ja është duke promovuar shkencëtarin kroat si figurën kryesore për motivim në aktivitetet e tyre dedikuar mbrojtjes së trashëgimisë dhe natyrës së Shqipërisë. Me zyrtarë nga Qarku, Bashkia e Durrësit, përfaqësues nga shoqëria civile dhe përfaqësues nga Ambasada Kroate në Shqipëri, drejtori i OJF-së z. Fali Ndreka iu foli pjesmarrësve rreth punës dhe jetës së Milan Shuflait, rëndësinë e madhe të punës së tij për historinë e Shqipërisë. Këshilltarja e Ambasadës Kroate znj. Jelica Kristo theksoi në fjalimin e saj krenarinë që ndjen populli kroat për Milan Shuflain. “Milan Shuflai ishte i shquar si njeri dhe si shkencëtar. Kurajo e tij intelektuale ishte dhe mbetet akoma inspiruese. Dinjiteti dhe kurajo e tij njerëzore janë vërtetë të admirueshme. Ai ishte një prej personaliteteve të rralla dhe të shquara i cili guxonte të mendonte dhe të shprehte atë cfarë ata mendonin. Ai ishte i apasionuar në përkushtimin e tij për hulumtime në historinë e Shqipërisë dhe për këtë shkak ai duhet të paguante çmimim më të lartë. Milan Shuflai është një urë lidhese e fuqishme mes popullit kroat dhe atij shqiptar. Ne jemi krenar për arritjet e tij dhe shumë mirënjohës për kontributin e tij të madh për të kuptuar më mirë historinë e Shqipërisë. Ne jemi shumë falenderues për cdo përpjekje dhe për cdo sipërmarrje për të ruajtur në memorje punën dhe jetën e tij”.

Press releases