Ministrja Redžepi në takim me ambasadoren e Republikës së Kroacisë

Ministrja e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilija Redžepi, ka pritur ambasadoren e Republikës së Kroacisë , Danijela Barišic. Situata aktuale në Kosovë, plani dhe aktivitetet e MAPL-së, situata në vetëqeverisje lokale janë vetëm disa nga temat e diskutimit gjatë takimit midis ministers, Redžepi dhe ambasadores, Barišic. Në fillim të takimit, ministrja falënderoi ambasadoren Barišic dhe shtetin kroat për angazhimin e tyre për të ndihmuar Kosovën dhe tërë Ballkanin Perëndimor. Ministrja gjithashtu theksoi nevojën për bashkëpunim dhe mbështetje të mëtutjeshme për vetëqeverisje lokale, veçanërisht komunat në të cilat jetojnë komunitetet jo-shumicë. “Domosdoshmërshit kemi nevojë për mbështetjen e Kroacisë përmes projekteve të ndryshme të BE-së për komunat tona, projekte që lidhen me zhvillimin rural, furnizimin me ujë dhe energji elektrike, etj. Kroacia kryeson me Bashkimin Evropian dhe ka njerëz ekspertë në institucionet e Parlamentit Evropian dhe çdo lloj ndihme është më se e nevojshme për ne,” tha ministrja Redžepi. Ambasadorja Barišic ka informuar ministren Redžepi për përkushtimin e Kroacisë gjatë Presidencës së Këshillit të BE-së dhe organizimit të Konferencës për Ardhmërinë e Evropës dhe nismat që lidhen me Ballkanin Perëndimor. Bashkëbisedueset ranë dakord për vazhdimin e bashkëpunimit që synojnë përmirësimin e jetës së të gjitha komuniteteve në Kosovë. (izvor: https://mapl.rks-gov.net/news/ministrja-e-mapl-se-emilija-redzepi-ne-takim-me-ambasadoren-e-republikes-se-kroacise-danijela-barisic/)

Press releases