Ministrja Pusic viziton Shqipërinë

“Kroacia dhe Shqipëria kanë marrëdhënie të shkëlqyera, është koha për të ecur më tej. Marrëdhëniet e mira janë të domosdoshme, si bilaterale ashtu dhe rajonale, gjithashtu në lidhje me të ardhmen europiane jo vetëm të Shqipërisë por edhe vendeve të tjera të rajonit. Kjo është gjithashtu një çështje e vetë të ardhmes së Europës, jo një çështje se ku duhet të zgjerohet, por duhet që të konsolidojë veten e saj dhe tani është koha e artë për ta mbyllur këtë rreth,” – u shpreh Zëvendëskryeministrja e Parë dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Europiane Vesna Pusic pas takimit në Tiranë me homologun e saj Ditmir Bushati. Në projektet bilaterale nuk përfiton vetëm Shqipëria dhe Kroacia, por janë të nevojshme për stabilitetin e rajonit dhe Europës në tërësi, shtoi Pusic. Pusic dhe Bushati diskutuan për projektet infrastrukturore dhe energjitike si Gazsjellësi Trans-Adriatik, një gazsjellës i propozuar për Europën Juglindore që do kalojë nga Shqipëria përmes Malit të Zi dhe Bosnje Hercegovinës deri në Split të Kroacisë, dhe Gazsjellësin Trans-Adriatik (GTA), një itinerar që niset nga kufiri Turko – Grek dhe vazhdon në tokë duke kaluar Greqinë, pastaj në perëndim të Shqipërisë pastaj në Detin Adriatik. U diskutua edhe Autostrada Adriatiko-Joniane. Bisedat zhvilloheshin rreth mundësive të dy vendeve për të promovuar bashkëpunimin në bujqësi, turizëm, industrinë farmaceutike dhe ushqimore, ndaj të cilave ka interes dhe perspektivë bilaterale ndërkohë bisedimet do të vazhdojnë, shtoi Pusic.

Press releases