​Kryeministri i Shqipërisë falënderoi Kroacinë për ndihmën në shuarjen e zjarreve

  • Slika
  • Slika
  • Slika
Të enjten, më 27 gusht 2025, diplomatët e Ambasadës së Republikës së Kroacisë në Tiranë, znj. Vanja Popović dhe z. Vanja Gavran, morën pjesë në ceremoninë zyrtare të ndarjes së mirënjohjeve për pjesëtarët e Mbrojtjes Civile të Shqipërisë, të cilët u dalluan në përballjen me zjarret që përfshinë vendin këtë verë.

Mirënjohjet u dorëzuan personalisht nga Kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama. Në fjalën e tij hyrëse, Kryeministri Rama shprehu mirënjohje për ndihmën ndërkombëtare në shuarjen e zjarreve shkatërruese në jug të Shqipërisë, duke veçuar Kroacinë, e cila për katër ditë dërgoi në Shqipëri një avion “Canadair” me një ekuipazh prej tre anëtarësh. Ai gjithashtu falënderoi edhe shtetet e tjera anëtare të BE-së (Çekia, Greqia, Hungaria, Italia, Sllovakia, Suedia), të cilat iu përgjigjën me burime të ndryshme thirrjes për ndihmë që Shqipëria bëri përmes ERCC-së (Qendra e Koordinimit të Reagimit Emergjent). 

News