Kroacia dhe Shqipëria nga ajri

Në të njëjtën sallë të Muzeut Historik Kombëtar ku u organizua pritja më 2 korrik 2013 me rastin e festimit të anëtarësimit të Kroacisë në BE, u çel një ekspozitë e artit fotografik e titulluar “Kroacia dhe Shqipëria nga ajri”, të dy autorët ishin prezent – fotografi kroat me famë z. Nenad Rebersak dhe mjeshtri shqiptar i artit fotografik z. Alket Islami. Këta dy artisë të fotografisë kanë patur një bashkëpunim disavjeçar. Në Kroaci ata kanë çelur gjashtë ekspozita të përbashkëta të titulluara “Kroacia dhe Shqipëria nga ajri”, ndërsa në Shqipëri kjo ishte ekspozita e tyre e parë e përbashkët. Nenad Rebersak dhe Alket Islami janë të veçantë sepse fotografojnë nga ajri, Nenad Rebersak nga një aeroplan ndërsa Alket Islami nga parashuta. Shkëlqimi shumëngjyrësh dhe bukuria e pazakontë e pejzazheve të fiksuara nga një perspektivë e jashtëzakonshme, nga një njeri, kanë magjepsur të ftuarit gjë e cila kotribuoi mjaftueshëm në ceremoninë festive të anëtarësimit të Kroacisë në BE.

Press releases