Sekretarja e shtetit Shimundzha-Nikoliq në konferencën "Të bashkuar kundër dhunës - mjaft"

  • Slika
  • Slika
  • Slika
Sekretarja e Shtetit Vedrana Shimundža-Nikoliq mori pjesë në panelin "Roli i qeverive në adresimin e dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore", i cili u mbajt në kuadër të konferencës rajonale "Të bashkuar kundër dhunës - mjaft" në Prishtinë, Kosovë, 05.12.2023.
Duke theksuar se është e nevojshme që institucionet shtetërore t'i qasen problemit të dhunës në mënyrë sistematike dhe me masa që u përgjigjen nevojave të shoqërisë, Sekretarja e Shtetit Shimundzha-Nikoliq tha se dhuna në familje dhe dhuna me bazë gjinore nuk janë dhe nuk mund të jenë problem privat apo familjar sepse pasojat janë shkatërruese jo vetëm për një individ apo shoqëri, por edhe për shtetin e së drejtës.
Prandaj, Ministria e Drejtësisë dhe Administratës e trajton këtë problem në dy mënyra: duke siguruar një kornizë legjislative adekuate dhe strikte për përpunimin e dhunës dhe duke krijuar një sistem të fuqishëm mbështetës për viktimat dhe dëshmitarët e dhunës.
Në luftën kundër dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore, Kroacia miraton një qasje multi disiplinare në të cilën marrin pjesë disa organe; Qeveria e Republikës së Kroacisë, përkatësisht Ministria e Drejtësisë dhe Administratës, Ministria e Punës, Sistemit Pensional, Politikës Familjare dhe Sociale, Ministria e Punëve të Brendshme, Zyra për Barazi Gjinore dhe Avokati i Popullit për Barazi Gjinore si organ i pavarur për luftimin e diskriminimit në fushën e barazisë gjinore.
˝Gjithashtu një rol të rëndësishëm në parandalimin dhe sanksionimin e dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore kane edhe Organet gjyqësore - Zyra e Prokurorit të Shtetit të Republikës së Kroacisë dhe gjykatat " shtoi sekretarja shtetërore.
Aktualisht, janë duke u zhvilluar ndryshimet e katërta dhe më të gjera në kuadrin legjislativ për luftimin e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, duke propozuar ndryshime në Ligjin e Procedurës Penale, Kodin Penal, Ligjin për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje dhe Ligjin e Gjykatave, si dhe ridefinimi i Rregullores për vlerësimin individual të viktimave.
“Po fusim në Kodin Penal femicidin, pra veprën penale të vrasjes së gruas si formë e kualifikuar për të cilën mund të shqiptohet dënimi me burgim afatgjatë prej 40 vitesh, po rrisim dënimet për veprën penale të përdhunimit dhe gjobat për kundërvajtje të dhunës në familje”, shpjegoi sekretarja shtetërore Shimundzha- Nikoliq.
Përmes ndryshimeve në Ligjin e Procedurës Penale forcohen më tej të drejtat e viktimave. Kështu, viktima do të mund të qaset në shërbimet mbështetëse që nga fillimi i veprës penale për aq kohë sa i nevojitet. Asaj i jepet e drejta e një personi të besueshëm sipas zgjedhjes së saj nga momenti i aplikimit deri në përfundimin e procedimit penal gjithashtu i jepet e drejta e ankesës kundër vendimit për caktimin, zgjatjen ose anulimin e masave të sigurimit, shkelja e cilës do të dënohet me paraburgim.
“Të vetëdijshëm për faktin se ndryshimet legjislative nuk janë të mjaftueshme nëse nuk zbatohen në mënyrë adekuate, ne propozuam në Parlamentit kroat ndryshime edhe në Ligjin për Gjykatat, duke futur specializimin e gjyqtarëve dhe nëpunësve civilë në rastet e dhunës familjare dhe dhunës në familje,  me qëllim të drejtimit të sistemit gjyqësor drejt viktimës, dhe jo drejt autorit të krimit”, përfundoi Sekretarja e Shtetit Shimundzha-Nikoliq.
Tema e dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore është jashtëzakonisht e rëndësishme për të gjitha shoqëritë në rajon, prandaj Konferenca dyditore mblodhi zyrtarë të lartë të qeverisë, duke përfshirë ministrat e drejtësisë së Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, dhe të ftuarve iu është drejtuar Albin Kurti, kryeministri i Republikës së Kosovës.

News