- Published: 07.03.2023.
Presidenti Milanoviq pret që të gjithë anëtarët e Bashkimit Evropian ta njohin pavarësinë e Kosovës
Në takim në Zyrën e Presidentit të Republikës, presidenti Milanoviq dhe ministrja Gërvalla-Schwartz diskutuan për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kroacisë dhe Kosovës, planin aktual për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara dhe organizata të tjera ndërkombëtare dhe perspektivat euroatlantike të Kosovës.
Presidenti Milanoviq i konfirmoi ministres Gërvalla-Schwartz se Kosova gjithmonë ka pasur dhe mund të llogarisë në mbështetjen e fortë të Republikës së Kroacisë kur është fjala për afirmimin ndërkombëtar të pavarësisë së Kosovës dhe perspektivën euroatlantike të Kosovës. Presim që të gjithë anëtarët e BE-së ta njohin pavarësinë e Kosovës, tha presidenti Milanoviq.
Po ashtu, ai përshëndeti përpjekjet që shkojnë në drejtim të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që do të siguronte stabilitet afatgjatë në Evropën Juglindore dhe do të siguronte një perspektivë evropiane për të gjithë rajonin.
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës shoqërohej nga ambasadori i Republikës së Kosovës në Republikën e Kroacisë Martin Berishaj, Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës Kreshnik Ahmeti, Këshilltari politik Shpëtim Hajdaraj dhe Sekretarja Personale Besiana Havolli.
Krahas Presidentit Milanoviq ne takim ishin edhe ambasadorja e Republikës së Kroacisë në Republikën e Kosovës Danijela Barišić, shefi i kabinetit të Presidentit të Republikës Bartol Šimunić, këshilltari i Kryetarit për politikë të jashtme dhe evropiane Neven Pelicarić, këshilltar i Kryetarit për sigurinë kombëtare Dragan Lozançiq dhe sekretari i Kabinetit për Politikë të Jashtme dhe Evropiane në Zyrën e Presidentit të Republikës Ivan Mutavxhiq.