- Published: 26.02.2020.
Ministrja Bajrami priti ambasadoren e Kroacisë në Kosovë
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, ka pritur sot ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barišic, me të cilën ka biseduar për bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e arsimit.
Ambasadorja Barišic i ka uruar detyrën ministres Bajrami, ndërsa ka theksuar se Kroacia mbetet e përkushtuar në thellimin e bashkëpunimit në mes të dy vendeve në arsim.
Ministrja Bajrami falënderoi Ambasadoren për mbështetje, ndërsa theksoi rëndësinë që ka për Kosovën bashkëpunimi me Kroacinë në të gjithë sektorët, e veçanërisht në atë të arsimit. Ajo e informoi Ambasadoren Barišic për gjendjen në arsim në vendin tonë dhe programin qeverisës që synon përmirësimin e gjendjes.
Në takim, ndër të tjera, u bisedua edhe rreth mësimit të Gjuhës Kroate në Universitetin e Prishtinës, përkatësisht të Gjuhës Shqipe në Universitetin e Zagrebit.
(izvor: https://masht.rks-gov.net/article/ministrja-bajrami-priti-ambasadoren-e-kroacise-ne-kosove)
Press releases