Ministri Pacolli pranoi kopjet e letrave kredenciale të ambasadores së re të Kroacisë

Prishtinë, 18 shtator 2019 – Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, z.Behxhet Pacolli, ka pritur në takim Ambasadoren e re të Kroacisë në Republikën e Kosovës, Shkëlqesinë e Saj Daniela Barisiç, duke i shprehur mirëseardhje në Kosovë. Ministri Pacolli e uroi ambasadoren Barisiç për detyrën e re dhe shprehu interesimin që marrëdhëniet e sinqerta bilaterale të zhvilluara ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë të vazhdojnë edhe në të ardhmen, me dinamikë të përforcuar. Në takim, të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen pikëpamjet mbi mbarëvajtjen e zhvillimeve politike në Kosovë, rajon dhe më gjerë. Ambasadorja Barisiç nënvizoi se marrëdhëniet shumëdekadëshe të mirëkuptimit dhe miqësisë ndërmjet të dyja shteteve dhe raportet e afërta ndërmjet qytetarëve të Kroacisë dhe Kosovës, paraqesin kapital dhe investim të madh në të ardhmen. (izvor: http://www.mfa-ks.net/al/single_lajmi/3726)

Press releases