- Published: 09.05.2023.
Ministri Grliq Radman dhe Gërvalla-Schwarz në Janjevë, tek diaspora më e vjetër kroate
Sot festojmë 720 vjetorin e ekzistencës së emrit Janjevo, diaspora më e vjetër kroate, tha ministri Gordan Grlić Radman në festën në prani të koleges së tij nga Kosova Donika Gërvalle-Schwarz.
“Kroatët në Janjevë janë shembulli më i mirë se si mund të jesh një kroat i mirë dhe një qytetar shumë i mirë i Republikës së Kosovës”, tha ministri dhe shprehu mirënjohjen e madhe për banorët e Janjevës.
Ne duam t'u japim një mbështetje të fortë kroatëve në Janjevë dhe fshatra të tjera si Vrnakollë dhe Letnicë, që kroatët pa marre parasysh sa janë këtu, të hyjnë në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, tha ministri Grlić Radman.
Kroatët në Kosovë kanë nevojë për mbështetje të fuqishme për të mbrojtur pronën e tyre, për të marrë të gjithë infrastrukturën e nevojshme dhe standardin e jetesës që kanë qytetarët e Kosovës, pra standardin reciprok që gëzojnë pjesëtarët e bashkësisë kombëtare shqiptare në Kroaci, tha ministri Grlić Radman.
Në një deklaratë në gjuhën kroate, ministrja Gërvalla-Schwarz tha se Kosova ka filluar projektet të financuara bashkë me fondet nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Kosovës.
Qëllimi është "të bëjmë Janjevën një magnet për turistët, por jo vetëm për turistët nga Kroacia, por interesante për të gjithë," tha ajo.
Me rastin e përvjetorit, në Janjevë erdhen shumë kroatë që tani jetojnë jashtë Kosovës dhe “shprehën entuziazmin e tyre, ishin më shumë se një mijë”, tha ministri Grlić Radman.
Mësimi i gjuhës kroate për fëmijët në Vinodol.
Ai tha se për të tretin vit radhazi, MVEP u mundëson fëmijëve të Janjevës të vijnë në Novi Vinodolski, ku do të mësojnë gjuhën kroate për dy javë në korrik.
“Ky është kontributi ynë për komunitetin e Janjeves, si dhe për të gjitha projektet tjera që janë me interes për ta”, tha ministri Grlić Radman.
“Unë pres që në një kohë të shkurtër Janjeva të bëhet shembull i mirë i bashkëjetesës së feve dhe nacionaliteteve të ndryshme” dhe se do të jetë një vend më i bukur për fëmijët dhe brezat e ardhshëm, tha ministrja Gërvalle-Schwarz.
Ajo u ka bërë thirrje familjeve që kanë emigruar të kthehen në Kosovë.
Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, e cila edhe vetë jetoi 30 vjet në diasporë, ka shfrytëzuar rastin të falënderojë diasporën kroate, e cila ishte më mirë e organizuar, per te na ndihmuar “ne në Kosovë” në vitet e 90-ta e më pas.