- Published: 19.03.2019.
Delegacioni i Qarkut të Krapinës-Zagorje viziton Kosovën
Delegacioni i Qarkut të Krapinës-Zagorje, i kryesuar nga z. Zheljko Kollar, Kryetar i Qarkut, qëndroi nga 17. deri 19 mars në Kosovë. Ata u takuan me ministrin e Inovacionit dhe Sipërmarrjes së Kosovës, z. Besim Beqaj, ministrin e Zhvillimit Ekonomik, z. Valdrin Luka, dhe vizituan Qendrën e Inovacionit në Prishtinë dhe Parkun e Ri për Inovacion dhe Trajnim në Prizren.
Qëllimi i vizitës ishte prezantimi i mundësive të eksportit të Qarkut Krapina-Zagorje, mundësitë e bashkëpunimit midis qarkut dhe institucioneve të Kosovës në lidhje me agjencitë e inovacionit dhe zhvillimit. Gjithashtu u diskutua për bashkëpunimin në kuadër të Zyrës së sapokrijuar të Forumit të Investimeve Botërore të Biznesit, me seli në qarkun Krapina-Zagorje.
Qëndrimi përfundoi me një vizitë komunitetit kroat në Janjevë. Mikpritësit e njoftuan delegacionin me historinë e kroatëve të Janjevës dhe ju dorëzuan donacione në famullinë e Shën Nikollës, Shoqatës Rinore Kroate në Janjevë dhe Shoqatës Kroate Shën Nikolla.
Press releases