Akreditimet

Agjencitë turistike mund të akreditohen pranë Ambasadës së Republikës së Kroacisë në Prishtinë dhe në këtë mënyrë autorizohen për ndërmjetësim në dorëzimin e aplikimeve për vizë dhe tërheqjen e vizave, për klientët e tyre të cilit udhëtojnë në mënyrë të organizuar vetëm për arsye të vizitës turistike. Procedura e akreditimit e agjencive turistike ose tour operatoreve rregullohet me Rregulloren për vizat. 1. PROCEDURA E AKREDITIMIT 1.1. Agjencia turistike e huaj e cila dëshiron të akreditohet pranë Ambasadës/Zyrës Konsullore, duhet të aplikojë për akreditim në afatin prej datës 15 janar deri me 15 mars të vitit 2017. 1.2. Dokumentet e nevojshme të cilat duhet dorëzuar nga agjencia turistike e huaj janë: a. kërkesa me shkrim për akreditim, e drejtuar Ambasadës, b. licenca për të operuar në fushën e aktiviteteve turistike (kopja e vërtetuar e përkthyer në gjuhen kroate ose angleze), c. kontrata me subjektin e duhur juridik (kompaninë) në Republikën e Kroacisë, me elementet që kanë të bëjnë me kapacitetet e akomodimit (akomodimi ne hotel apo akomodimi privat), d. kontrata me një kompani ajrore ose një kopani tjetër për transport të udhëtarëve, e. kontrata me një agjenci për sigurim shëndetësor, e lidhur për sigurimin shëndetësor grupor ose individual për turistët, f. një vlerësim ose parashikim i numrit të turistëve që do të vizitojnë Kroacinë, g. autorizimi për përfaqësuesin e autorizuar të agjencisë turistike i cili do t’i dorëzoje kërkesat për lëshim të vizave në emër të klientëve dhe i cili do t’i tërheq vizat në Ambasadë/Zyrën Konsullore, një fotokopje e pasaportës së tij dhe të letërnjoftimit, një fotografi me ngjyrë, madhësi 35x45 mm. 1.3. Subjekti juridik nga Kroacia (kompania) me të cilin agjencia ka lidhur kontratën duhet të sigurojë ekstraktin nga regjistri i gjykatës (jo më të vjetër se 6 muaj), apo kopjen e vërtetuar e vendimit të Gjykatës Ekonomike në Kroaci. 1.4. Bazuar në dokumentacionin e disponueshëm dhe bazuar në të dhënat (jo)besueshme për agjencinë që mund të mbledhën (në kuadër të bashkëpunimit lokal konsullor me misionet diplomatike të shteteve anëtarë të ZEE-së në shtetin nikoqir), Ambasada/Zyra Konsullore dorëzon ministrisë kompetente propozimin e arsyetuar për të filluar bashkëpunimin me agjencinë turistike. 1.5. Ministria kompetente për punë të jashtme vendos për (mos)lëshimin e akreditimit agjencisë turistike brenda 15 ditë nga data e pranimit. Në procedurën e marrjes së vendimit mund të kërkohen dokumentet shtesë nga subjekti juridik nga Kroacia. 1.6. Duke u bazuar në vendimin e ministrisë kompetente për punë të jashtme, Ambasada/Zyra Konsullore njofton agjencinë për (mos)aprovimin e akreditimit. 1.7. Akreditimi për vitin aktual vlen deri me 15 mars të vitit ardhshëm. Në rastin e riaplikimit për akreditim për vitin e ardhshëm, akreditimi nga viti i kaluar vlen deri te marrja e vendimit për aplikimin e ri. 2. DORËZIMI I APLIKIMEVE PËR VIZË 2.1. Aplikimet për vizë dorëzohen me ndërmjetësim të përfaqësuesve të autorizuar e agjencisë turistike. 2.2. Përveç dokumentacionit përgjithshëm i cili ka të bëje me udhëtimin konkret (vërtetimi për aranzhimin turistik të organizuar me listën e personave, akomodimin dhe transportin e siguruar etj.) për çdo person që udhëton duhet të dorëzohet: - formulari i aplikimit për vizë i plotësuar dhe i nënshkruar nga aplikuesi personalisht, - pasaporta e vlefshme, - një fotografi, - dëshmi për kthimin në vendin e origjinës (vërtetimi mbi punësim, shkollim, etj.), - dëshmi për sigurimin shëndetësor për udhëtim. 2.3. Ambasada e bën verifikimin e dokumenteve të dorëzuara dhe vendos për lëshimin e vizave në përputhje me Rregulloren për vizat. 2.4. Gjatë procedurës, nëse mendon që është e nevojshme, zyrtari kompetent mund të kërkojë dokumente shtese për çdo person nga grupi turistik, ose mund të kërkojë që një shtetas i huaj nga grupi të vjen personalisht në Ambasadë/Zyrë Konsullore për bisedë. 3. OBLIGIMET E AGJENCISË TURISTIKE 3.1. Agjencia e akredituar është e obliguar që të njoftojë menjëherë Ambasadën/Zyrën Konsullore për çdo ndryshim të fakteve në bazë të cilave është lëshuar akreditimi, sidomos për: a. ndërprerjen e kontratës me subjektin juridik nga Kroacia, b. lidhjen e kontratës me një subjekt juridik tjetër nga Kroacia, c. ndërrimin e personave të autorizuara për përfaqësim, etj. 4. NDËRPRERJA E BASHKËPUNIMIT 4.1. Nëse konstatohet që: a. agjencia turistike ose personi juridik me të cilin ka lidhë kontratë është i pa besueshëm, b. agjencia turistike vazhdimisht dorëzon dokumentacionin e pa kompletuar, c. agjencia turistike ka dorëzuar dokumentacionin e pa besueshëm, d. një person nga grupi ka mbetur në Kroaci pas skadimit të vlefshmërisë së vizës, e. një person nga grupi ka tentuar ose ka lëshuar në mënyrë ilegale Republikën e Kroacisë, me agjencinë në fjalë menjëherë ndërpritet bashkëpunimi dhe tërhiqet akreditimi. 4.2. Në rast se Ambasada vjen në dijeni që ekzistojnë arsyet për ndërprerjen e bashkëpunimit me agjencinë, ministria kompetente për punë të jashtme do të informohet menjëherë për këtë.

Press releases