Abdixhiku priti në takim ambasadoren e Kroacisë

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku priti në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë Danijela Barišic. Në takim njoftues, ministri Abdixhiku shpalosi planin qeverisës për infrastrukturë dhe ambient, në veçanti projektet me prioritet për të cilat janë angazhuar në implementimin e tyre me marrjen e mandatit. Ambasadorja Barišic, krahas urimit për marrjen e detyrës së ministrit, Abdixhikut i shprehu gatishmërinë për të ofruar mbështetjen e nevojshme. (izvor: http://www.mit-ks.net/sq/lajme/ministri-abdixhiku-priti-ne-takim-ambasadoren-e-kroacise)

Press releases